Brifingu i katërt: Manipulimi i traditave dhe besimeve fetare

Në mënyrë për të kuptuar aktivitetet e vizitorëve në botë sot, duhet të paraqesim më shumë informacion në lidhje me ndikimin e tyre mbi institucionet dhe vlerat fetare të botës dhe mbi inpulset shpirtërore thelbësore që janë të zakonshme në natyrën tuaj dhe të cilat, në shumë mënyra janë të përbashkëta me jetën inteligjente në shumë pjesë të Komunitetit të Madh.

Duhet të fillojmë duke thënë se aktivitetet që vizitorët po drejtojnë në botë në këtë kohë janë kryer shumë herë në shumë vende të ndryshme me shumë kultura të ndryshme në Komunitetin e Madh. Vizitorët tuaj nuk janë krijuesit e këtyre aktiviteteve, por thjesht i përdorin sipas gjykimit të tyre në masën që janë të vetëdijshëm për to dhe i kanë përdorur më parë.

Është e rëndësishme për ju për të kuptuar që aftësitë në ndikim dhe manipulim janë zhvilluar në një shkallë shumë të lartë funksionaliteti në Komunitetin e Madh. Ndërsa racat bëhen më të zotë dhe më të afta teknologjikisht, ato ushtrojnë llojëra ndikimesh më të holla dhe më depërtuese mbi njëra-tjetrën. Qeniet njerëzore kanë evoluar deri tani për të konkurruar me njëra-tjetrën, atëherë ende nuk e keni këtë avantazh adaptues. Kjo në vetvete është një nga arsyet pse po jau paraqesim këtë material. Po hyni në një seri krejt të re rrethanash që kërkon kultivimin e aftësive tuaja thelbësore si dhe mësimin e aftësive të reja.

Megjithëse njerëzimi përfaqëson një situatë të veçantë, hyrja në Komunitetin e Madh ka ndodhur herë të panumërta më parë me raca të tjera. Prandaj, ajo që po ushtrohet mbi ju është bërë më parë. Është zhvilluar shumë dhe tani po i përshtatet jetës suaj dhe situatës suaj me çfarë ndjejmë që është një lehtësi relative.

Programi i Pacifikimit që po implomentohet nga vizitorët po e bën këtë të mundshme, pjesërisht. Dëshira për marrëdhënie paqësore dhe dëshira për t’iu shmangur luftës dhe konfliktit janë të admirueshme, por mund dhe ne fakt po përdoren kundër jush. Edhe impulset tuaja më fisnike mund të përdoren për qëllime të tjera. E keni parë këtë në historinë tuaj, në natyrën tuaj dhe në shoqëritë tuaja. Paqja mund të vendoset vetëm mbi një themel të fortë urtësie, bashkëpunimi dhe aftësie të vërtetë.

Njerëzimi ka qenë natyrisht i shqetësuar me vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis fiseve dhe kombeve të tij. Tani, megjithatë, ai ka një seri problemesh dhe sfidash më të mëdha. Ne i shohim këto si oportunitete për zhvillimin tuaj, sepse do të jetë vetëm sfida e emergjencës në Komunitetin e Madh që do ta bashkojë botën dhe t’ju japë themelin që ky unitet të jetë i vërtetë, i fortë dhe efektiv.

Atëherë, ne vimë jo për të kritikuar institucionet tuaja fetare ose impulset dhe vlerat tuaja më thelbësore, por për të ilustruar se si po përdoren kundër jush nga ato raca jashtëtokësore që po ndërhyjnë në botën tuaj. Dhe, nëse është brenda fuqisë suaj, ne dëshirojmë të inkurajojmë përdorimin e duhur të prirjeve tuaja dhe të arritjeve tuaja për ruajtjen e botës suaj, lirisë suaj dhe integritetin tuaj si një racë brenda kontekstit të Komuniteti të Madh.

Vizitorët janë thelbësisht praktik në mënyrat e tyre. Kjo është njëkohësisht një forcë dhe një dobësi. Siç i kemi vëzhguar, si këtu dhe tjetërkund, e shohim se është e vështirë për ta për të devijuar nga planet e tyre. Ata nuk janë mirë të adaptuar ndaj ndryshimit, as nuk mund të merren me kompleksitetin në mënyrë shumë efektive. Atëherë, e zbatojnë planin e tyre në një mënyrë pothuajse të pakujdesshme, sepse ndjejnë se janë në të drejtë dhe se e kanë avantazhin. Ata nuk besojnë se njerëzimi do të nisë rezistencë kundër tyre, të paktën jo një rezistencë që do t’i prekë fort. Dhe ata ndjejnë se sekretet dhe programi i tyre janë të ruajtura mirë dhe janë matanë kuptueshmërisë njerëzore.

Në këtë dritë, aktiviteti ynë në prezantimin e ketij materiali për ju na bënë armiqë të tyre, me siguri në pikëpamjen e tyre. Në pikëpamjen tonë, megjithatë, ne kërkojmë thjesht të kundërshtojmë ndikimin e tyre dhe t’ju japim mirëkuptimin që ju duhet dhe perspektivën në të cilën duhet të mbështeteni për të ruajtur lirinë tuaj si një racë dhe për t’u marrë me realitetet e Komunitetit të Madh.

Për shkak të natyrës praktike të qëndrimit të tyre, ata dëshirojnë të kryejnë qëllimet e tyre me efikasitetin më të madh të mundhsëm. Ata dëshirojnë ta bashkojnë njerëzimin, por vetëm në përputhje me pjesëmarrjen dhe aktivitetet e tyre në botë. Për ta, Uniteti njerëzor është një çështje praktike. Ata nuk e vlerësojnë shumëllojshmërinë në kulturat; ata sigurisht nuk e vlerësojnë brenda kulturave të tyre. Prandaj, ata do të kërkojnë ta zhdukim ose ta minimizojnë, nëse është e mundshme, kudo që e ushtrojnë ndikimin e tyre.

Ne vimë jo për të kritikuar instuticionet tuaja fetare ose impulset dhe vlerat tuaja fetare më thelbësore, por për të ilustruar se si po përdoren kundër jush nga këto raca jashtëtokësore që po ndërhyjnë në botën tuaj.

Në fjalimin tonë të mëparshëm, ne folëm për ndikimin e vizitorëve mbi forma të reja spiritualiteti – në ide të reja dhe në shprehje të reja hyjnie njerëzore dhe natyre njerëzore që janë në botën tuaj në këtë kohë. Në diskutimin tonë, ne do të duam të fokusohemi mbi vlerat dhe institucionet tradicionale mbi të cilat vizitorët tuaj kërkojnë të ndikojnë dhe që po ndikojnë sot.

Duke kërkuar uniformitet dhe konformitet, vizitorët do të mbështeten mbi këto institucione dhe këto vlera që ata ndjejnë më të qëndrueshme dhe praktike për përdorimin e tyre. Ata nuk janë të interesuar në idetë tuaja, dhe ata nuk janë të interesuar në vlerat tuaja, përveç aq sa këto gjëra mund ta ndihmojnë programin e tyre. Mos e mashtroni veten duke menduar se ata janë të tërhequr tek spiritualiteti juaj sepse i mungojnë këto gjëra vetë. Kjo do të ishtë një gabim i pamend dhe ndoshta fatal. Mos mendoni se ata janë të dashuruar me jetën tuaj dhe me ato gjërat që ju gjeni intriguese. Sepse vetëm në çështje të rralla do të jeni në gjendje të ndikoni mbi ta në këtë mënyrë. I gjithë kurioziteti natyror i është hequr dhe shumë pak ngelet. Ka në fakt shumë pak nga ajo që ju do të quanit “Shpirt” ose atë ne që do të quajmë “Varne” ose “Udhën e Depërtimit”. Ata janë të kontrolluar dhe kontrollojnë dhe ndjekin struktura mendimesh dhe sjelljeje që janë të vendosura vendosmërisht dhe të përfocuara në mënyrë rigoroze. Ata mund të duken të kenë empati për idetë tuaja, por është vetëm për të fituar besnikërinë tuaj.

Në institucionet fatare tradicionale në botën tuaj, ata do të kërkojnë t’i përdorin këto vlera dhe këto besime thelbësore që mund të shërbejnë në të ardhmen për t’ju sjellë në besnikëri ndaj tyre. Le t’ju japim disa shembuj, si të lindura nga vëzhgimet tona dhe nga depërtimet që të Padukshmit na kanë dhënë me kalimin e kohës.

Shumë nga bota juaj ndjekin besimin e krishterë. Ne mendojmë se kjo është e admirueshme, megjithëse me siguri nuk është e vetmja rrugë ndaj pyetjeve thelbësore të identitetit dhe qëllimit shpirtëror në jetë. Vizitorët do të përdorin idenë thelbësore të besnikërisë ndaj një lideri të vetëm, në mënyrë për të krijuar besnikëri ndaj kauzës së tyre. Brenda kontekstit të fesë, identifikimi me Jezu Krishtin do të jetë fort i përdorur. Shpresa e kthimit të tij në botë i jep vizitorëve tuaj në mundësi perfekte, sidomos në këtë pikë kthese në mijëvjeçar.

Është mirëkuptimi ynë që Jezusi i vërtetë nuk do të kthehet në botë, sepse ai punon bashkë me të Padukshmit dhe e shërben njerëzimin dhe racat e tjera gjithashtu. Ai që do të vijë për të pohuar emrin e tij do të vijë nga Komuniteti i Madh. Do të jetë një që është i lindur dhe formuar për këtë qëllim nga kolektivet që janë në botë sot. Do të duket njerëzor dhe do të ketë aftësi të konsiderueshme në krahasim me atë që mund të arrini në këtë moment. Do të duket plotësisht altruist. Ai do të jetë në gjendje të kryejë vepra që do të sjellin ose frikë ose nderim të madh. Ai do të jetë në gjendje të projektojë imazhe engjej, demonësh ose çfarëdo që eprorët e tij dëshirojnë t’ju ekzpozojnë. Ai do të duket të ketë fuqi shpirtërore. Madje, ai do të vijë nga Komuniteti i Madh, dhe do të jetë pjesë e kolektivit. Dhe do të krijojë besnikëri për ta ndjekur. Më pas, për ata që nuk mund ta ndjekin, ai do të inkurajojë tjetërsimin e tyre ose shkatërrimin e tyre.

Vizitorëve nuk i intereson se sa shumë nga njerëzit tuaj shkatërrohen, aq gjatë sa ata kanë një besnikëri kryesore midis shumicës. Prandaj, vizitorët do të fokusohen mbi këto ide thelbësore që i japin atyre autoritet dhe ndikim.

Një Ardhje e Dytë, atëherë, po përgatitet nga vizitorët tuaj. Prova e kësaj, e kuptojmë, është tashmë në botën tuaj. Njerëzit nuk e kuptojmë praninë e vizitorëve ose natyrën e realitetit në Komunitetin e Madh, dhe atëherë ata do t’i pranojnë natyrisht besimet e tyre të mëparshme pa diskutim, duke ndjerë se koha ka ardhur për kthimin e madh të Shpëtuesit të tyre dhe Mësuesit të tyre. Por ai që do të vijë nuk do të vijë nga turma engjëllore, ai nuk do të përfaqësojë Dijen ose të Padukshmit, dhe ai nuk do të përfaqësojë Krijuesin ose vullnetin e Krijuesit. Ne e kemi parë këtë plan në formulim në botën tuaj. Kemi parë plane të ngjashme të kryera në botë të tjera.

Identifikimi me Jezu Krishtin do të jetë fort e përdorur. Shpresa e kthimit të tij në botë i jep vizitorëve një mundësi perfekte.

Në tradita fetare të tjera, uniformiteti do të inkurajohet nga vizitorët – të cilën mund të quani një lloj feje fondamentale e bazuar mbi të kaluarën, e bazuar mbi besnikërinë ndaj autoritetit dhe e bazuar mbi konformitetin ndaj institucionit. Kjo i shërben vizitorët. Ata nuk janë të interesuar në ideologjinë dhe vlerat e traditave tuaja fetare, vetëm në dobinë e tyre. Sa më shumë njerëzit mund të mendojnë njësoj, veprojnë njësoj dhe të përgjigjen në mënyra të parashikueshme, aq më shumë të dobishëm janë për kolektivet. Ky konformitet po promovohet në shumë tradita të ndryshme. Synimi këtu nuk është t’i bëjnë të gjithë të njëjtë, por t’i kenë të jenë të thjesht brenda vetvetes.

Në një pjesë të botës, një fe e caktuar do të mbizotërojë; në një pjesë tjetër të botës, një fe tjetër do të mbizotërojë. Kjo është plotësisht e dobishme për vizitorët tuaj, sepse nuk iu intereson nëse ka më shumë se një fe për sa kohë që ka rregull, confirmitet dhe besnikëri. Meqë nuk kanë fe të tyre që ndoshta mund të ndiqni ose të identifikoheshit, ata do të përdorin të tuajat për të sjell vlerat e tyre. Sepse ata vetëm vlerësojnë besnikëri të plotë ndaj kauzës së tyre dhe ndaj kolektivit dhe kërkojnë besnikërinë tuaj të plotë për të marrë pjesë me ta në mënyrat që ata përshkruajnë. Ata do t’ju sigurojnë se kjo do të krijojë paqë dhe shpengim në botë dhe kthimin e çfarëdo imazhi ose personazhi fetar që konsiderohet me vlerën më të madhe këtu.

Kjo nuk do të thotë që feja fondamentale është e udhëhequr nga forca jashtëtokësore, sepse e kuptojmë që feja fondamentale ka qenë mirë e vendosur në botën tuaj. Atë që po themi këtu është që impulset për këtë dhe mekanizmet për këtë do të mbështeten nga vizitorët dhe përdoren për qëllimet e tyre. Atëherë, kujdes i madh duhet të ushtrohet nga të gjithë që janë besimtarë të vërtetë në traditat e tyre për t’i dalluar këto ndikime dhe për t’i kundërvepruar nëse është e mundshme. Këtu nuk është njeriu mesatar në botë që vizitorët kërkojnë të bindin, është udhëheqja.

Një Ardhje e Dytë, atëherë, po përgatitet nga vizitorët. Prova e kësaj, e kuptojmë, është tashmë në botë.

Vizitorët vendosmërisht besojnë që nëse nuk ndërhyjnë në një kohë të përshtatshme, njerëzimi do ta shkatërrojë vetveten dhe botën. Kjo nuk është e bazuar mbi të vërtetën, është thjesht një supozim. Megjithëse njerëzimi është në rrezik të vetë-asgjësimit, ky nuk është domosdoshmërisht fati juaj. Por kolektivet besojnë se ashtu është, dhe atëherë ata duhet të veprojnë me nxitim dhe t’i japin programeve të tyre të bindjes theksim të madh. Ata që mund të binden do të vlerësohen si të dobishëm; ata që nuk mund të binden do të hidhen poshtë dhe tjetërsohen. Nëse vizitorët bëhen mjaft të fortë për të fituar kontroll të plotë të botës, ata që nuk mund të jenë në përputhje thjesht do të eliminohen. Madje, vizitorët nuk do ta bëjnë shkatërrimin. Do të bëhet përmes atyre individëve në botë që kanë rënë plotësisht nën bindjen e tyre.

Ky është një skenar i tmerrshëm, e kuptojmë, por nuk duhet të ketë konfuzion nëse do të kuptoni dhe merrni atë që ne po shprehim në mesazhet tona për ju. Nuk është asgjësimin e njerëzimit, është integrimin e njerëzimi që vizitorët kërkojnë të kryejnë. Ata do të ndërthurren me ju për këtë qëllim. Ata do të kërkojnë të ridrejtojnë impulset dhe institucionet tuaja fetare për këtë qëllim. Ata do ta vendosin veten në mënyrë klandestine në botë për këtë qëllim. Ata do të ndikojnë mbi qeveritë dhe udhëheqësit e qeverive për këtë qëllim. Ata do të ndikojnë mbi fuqitë ushtarake në botë për këtë qëllim. Vizitorët janë të sigurt që mund të jenë të suksesshëm, sepse deri tani kanë parë që njerëzimi nuk ka ngritur mjaft rezistencë për të kundërvepruar masat e tyre ose për ta kundërshuar programin e tyre.

Për ta kundërvepruar këtë, duhet të mësoni Udhën e Dijes së Komunitetit të Madh. Çdo racë e lirë në univers duhet të mësojë Udhën e Dijes, megjithatë, duhet të përcaktohet brenda kulturave të veta.  Ky ëhstë burimi i lirisë individuale. Kjo është që i lejon individët dhe shoqëritë të kenë integritet të vërtetë dhe të kenë urtësinë e mjaftueshme për t’u marrë me ndikimet që e kundërveprojnë Dijen, si brenda botës së tyre dhe brenda Komunitetit të Madh. Është atëherë e nevojshme për të mësuar mënyra të reja, sepse po hyni në një situatë të re me forca të reja dhe ndikime të reja. Në të vërtetë, kjo nuk është ndonjë perspektivë e ardhshme, por një sfidë e menjëhershme. Jeta në univers nuk pret për gatishmërinë tuaj. Ngjarjet do të ndodhin nëse jeni gati apo jo. Vizitimi ka ndodhur pa marrëveshjen tuaj dhe pa lejen tuaj. Dhe të drejtat tuaja themelore po shkelen në një masë shumë më të madhe sesa mund ta përfytyroni.

Për këtë arsye, ne jemi dërguar jo vetëm për të dhënë perspektivën tonë dhe inkurajimin tonë, por edhe për të tingëlluar një thirrje, një alarm, për të frymëzuar një vetëdije dhe një angazhim. Ne kemi thënë më parë që nuk mund ta shpëtojmë racën tuaj nëpërmjet pushtimit ushtarak. Ky nuk është roli ynë. Edhe nëse të përpiqemi ta bënim këtë dhe të mblidhnim fuqinë për të kryer një program të tillë, bota juaj do të shkatërrohej. Ne vetëm mund të këshillojmë.

Do të shihni në të ardhmen një egërsi besimesh fetare të shprehura në mënyra të dhunshme, të kryera kundër njerëzve që nuk janë dakord, kundër kombeve me fuqi më të vogël dhe të përdorura si një armë sulmi dhe shkatërrimi. Vizitorët nuk do të donin asgjë më mirë sesa institucionet tuaja fetare të udhëheqnin kombet. Këtë duhet ta kundërshtoni. Vizitorët nuk do të donin asgjë më mirë sesa vlerat fetare t’i kenë të gjithë të përbashkta, sepse kjo i shton fuqisë së tyre punëtore dhe ia bën punën më të lehtë. Në të gjitha manifestimet e tij, një ndikim i tillë thelbësisht mund të thjeshtohet si pranim dhe nënshtrim – nënshtrim vullneti, nënshtrim qëllimi, nënshtrim të jetës dhe aftësive të veta. Madje kjo do të përshëndetet si një arritje e madhe për njerëzimin, një përparim i madh për njerëzimin, një unifikim i ri për racën njerëzore, një shpresë e re për paqe dhe qetësi, një triumf të shpirtit njerëzor mbi instikteve njerëzore.

Prandaj, ne vimë me këshillën tonë dhe ju inkurajojmë të përmbaheni nga marrja e vendimeve të paurta, t’ia jepni jetën tuaj gjërave që nuk kuptoni dhe të dorëzoni aftësinë tuaj dalluese dhe maturinë tuaj për hir të ndonjë shpërblimi të premtuar. Dhe duhet t’ju inkurajojmë që mos ta tradhtoni Dijen brenda jush, zgjuarsinë shpirtërore me të cilën keni lindur dhe që tani mban shpresën tuaj të vetme dhe më të madhe.

Ndoshta duke e dëgjuar këtë, do ta shihni universin si një vend që i mungon Hiri. Ndoshta do të bëheni cinik dhe të frikësuar, duke menduar se koprracia është universale. Por ky nuk është rasti. Ajo që është e nevojshme tani është për ju që të bëheni të fortë, më të fortë sesa jeni, më të fortë sesa keni qenë. Mos i mirëprisni komunikimet me ata që po ndërhyjnë në botën tuaj derisa ta keni këtë fuqi. Mos ia hapni mendjet dhe zemrat tuaja vizitorëve nga matanë botës, sepse ata vijnë këtu për qëllimet e tyre. Mos mendoni se ata do të plotësojnë profecitë tuaja fetare ose idealet tuaja të mëdha, sepse ky është një iluzion.

Ka forca të mëdha shpirtërore në Komunitetin e Madh – individë dhe madje edhe kombe që kanë arritur gjendje shumë të larta arritjeje, larg matanë asaj që njerëzimi ka shfaqur deri tani. Por ata nuk vijnë dhe marrin kontrollin e botëve të tjera. Ata nuk përfaqësojnë forca politike dhe ekonomike në univers. Ata nuk janë të përfshirë në tregti matanë plotësimit të nevojave të tyre themelore. Ata rrallë udhëtojnë, përveç në situata urgjence.

Emisarë dërgohen për të ndihmuar ata që hyjnë në Komunitetin e Madh, emisarë të tillë si ne. Dhe ka emisarë shpirtërorë gjithashtu – fuqia e të Padushmëve, që mund t’i flasin atyre që janë gati për të marrë dhe që tregojnë zemër të mirë dhe shpresë të mirë. Kjo është mënyra se si Zoti punon në univers.

Po hyni një mjedis të ri të vështirë. Bota juaj është shumë e vlerësuar nga të tjerët. Do t’ju duhet ta mbroni. Do t’ju duhet t’i ruani burimet tuaja në mënyrë që mos të keni nevojë ose mos të jeni të varur mbi tregtinë me kombe të tjera për nevojat themelore të jetës suaj. Nëse nuk i ruani burimet tuaja, do t’ju duhet të lëshoni shumë nga liria dhe vetë-mjaftueshmëria juaj.

Spiritualiteti juaj duhet të jetë i fortë. Duhet të jetë i bazuar mbi përvojën e vërtetë, sepse vlerat dhe besimet, ritualet dhe traditat mund të përdoren dhe po përdoren nga vizitorët tuaj për qëllimet e tyre.

Këtu mund të filloni të shihni se vizitorët tuaj janë shumë të prekshëm në disa fusha. Le ta eksplorojmë këtë më tej. Individualisht, ata kanë shumë pak vullnet dhe kanë vështirësi të merren me kompleksitetet. Ata nuk e kuptojnë natyrën tuaj shpirtërore. Dhe ata me siguri nuk i kuptojnë impulset e Dijes. Sa më të fortë jeni me Dijen, aq më të pashpjegueshëm bëheni, aq më të vështirë jeni për të kontrolluar dhe aq më pak të dobishëm bëheni për ta dhe për programin e tyre të integrimit. Individualisht, sa më të fortë jeni me Dijen, aq një sfidë më e madhe bëheni për ta. Sa më shumë individë bëhen të fortë me Dijen, aq më e vështirë bëhet për vizitorët për t’i izoluar.

Vizitorët nuk kanë forcë fizike. Fuqia e tyre është në Mjedisin Mendor dhe në përdorimin e teknologjive të tyre. Numri i tyre është i vogël në krahasim me tuajin. Ata varen plotësisht në pranimin tuaj, dhe janë tepër të sigurt që do të kenë sukses. Bazuar mbi përvojën e tyre deri tani, njerëzimi nuk ka treguar ndonjë rezistencë të konsiderueshme. Madje, sa më të fortë bëheni me Dije, aq më shumë bëheni një forcë që i kundërviet ndërhyrjes dhe manipulimit dhe aq më shumë bëheni një forcë për liri dhe integritet për racën tuaj.

Megjithëse ndoshta jo shumë do të jenë në gjendje ta dëgjojnë mesazhin tonë, përgjigjja juaj është e rëndësishme. Ndoshta është e lehtë të mosbesosh praninë tonë dhe realitetin tonë dhe të reagosh kundër mesazhit tonë, megjithatë ne flasin në përputhje me Dijen. Prandaj, ajo që po themi mund të dihet brenda jush, nëse jeni të lirë për ta ditur.

E kuptojmë se sfidojmë shumë besime dhe konventa në prezantimin tonë. Edhe shfaqja jonë këtu do të duket e pashpjegueshme dhe do të hidhet poshtë nga shumë. Por fjalët tona dhe mesazhi ynë mund të rezonojë me ju, sepse flasim me Dije. Fuqia e së vërtetës është fuqia më e madhe në univers. E ka fuqinë për të liruar. E ka fuqinë për të ndriçuar. Dhe e ka fuqinë për t’i dhënë forcë dhe siguri atyre që e kanë nevojë.

Na është thënë që ndërgjegjja njerëzore është shumë e vlerësuar, megjithëse ndoshta jo gjithmonë e ndjekur. Është për këtë që ne po flasim kur flasim për Udhën e Dijes. Është thelbësore ndaj të gjitha impulset tuaja shpirtërore të vërteta. Është tashmë e përmbajtur në fetë tuaja. Nuk është e re për ju. Por duhet të vlerësohet, përndryshe mundimet tona dhe mundimet e të Padukshmëve për ta përgatitur njerëzimi për Komunitetin e Madh nuk do të jenë të suksesshëm. Shumë pak do të përgjigjen. Dhe e vërteta do të jetë një barrë për ta, sepse nuk do të jenë në gjendje ta shpërndajnë në mënyrë efektive.

Prandaj, ne vimë jo për të kritikuar institucionet dhe konventat tuaja fetare, por për të pasqyruar se si mund të përdoren kundër jush. Ne nuk jemi këtu për t’i zëvendësuar ose për t’i mohuar, por për të treguar se si integritet i vërtetë duhet të depërtojë këto institucione dhe konventa në mënyrë për to për t’ju shërbyer në një mënyrë të vërtetë.

Në Komunitetin e Madh, spiritualiteti është i trupëzuar në atë që ne quajmë Dije, Dije do të thotë zgjuarsia e Shpirtit dhe lëvizja e Shpirtit brenda jush. Kjo ju fuqizon për të ditur në vend për të besuar vetëm. Kjo ju jep imunitet ndaj bindjes dhe manipulimit, sepse Dija nuk mund të manipulohet nga asnjë forcë ose fuqi botërore. Kjo i jep jetë feve tuaja dhe shpresë për fatin tuaj.

Ne u qëndrojmë besnik këtyre ideve, sepse janë thelbësore. Ato mungojnë në kolektivet, megjithatë, dhe nëse i hasni kolektivet, ose edhe praninë e tyre, dhe e keni fuqinë për ta ruajtur mendjen tuaj, do ta shihni këtë vetë.

Na është thënë që ka shumë njerëz në botë që dëshirojnë ta japin veten e tyre, t’ia dorëzojnë veten një fuqie më të madhe në jetë. Kjo nuk është e veçantë për botën e njerëzimit, por në Komunitetin e Madh një qëndrim i tillë çon në skllavërim. Ne e kuptojmë që në botën tuaj, para se vizitorët ishin këtu në numra të tillë, një qëndrim i tillë shpesh çonte në skllavërim. Por në Komunitetin e Madh jeni më të prekshëm dhe duhet të jeni më të urtë, më të kujdesshëm dhe më të vetë-mjaftueshëm. Pakujdesia këtu sjell me vete një çmim të rëndë dhe një fatkeqësi të madhe.

Nëse mund t’i përgjigjeni Dijes dhe të mësoni Udhën e Dijes së Komunitetit të Madh, do të jeni në gjendje t’i shihni këto gjëra për vete. Atëherë do të konfirmoni fjalët tona në vend që t’i besoni ose mohoni thjesht. Krijuesi po e bën këtë të mundshme, sepse Krijuesi do që njerëzimi të përgatitet për të ardhmen e tij. Kjo është arsyeja pse ne kemi ardhur. Kjo është arsyeja pse po vëzhgojmë dhe tani kemi mundësinë për ta raportuar atë që shohim.

Traditat fetare të botës suaj flasim mirë për ju në mësimet e tyre thelbësore. Kemi pasur mundësinë për të mësuar për to nga të Padukshmit. Por ato përfaqësojnë gjithashtu një dobësi potenciale. Nëse njerëzimi të ishte më vigjilent dhe të kuptonte realitetet e jetës në Komunitetin e Madh dhe kuptimin e vizitimit të parakohshëm, rreziku juaj nuk do të ishte aq i madh sesa është sot. Ka shpresë që një vizitim i tillë do të sjellë shpërblime të mëdha dhe do të jetë një plotësim për ju. Madje, nuk keni qenë në gjendje të mësoni për realitetin e Komunitetit të Madh ose për forcat e fuqishme që po ndërveprojnë me botën tuaj. Mungesa juaj e mirëkuptimit dhe besimi i parakohshëm në vizitorët nuk ju shërben.

Është për kete arsye që të Urtët përmes Komunitetit të Madh ngelen të fshehur. Nuk kërkojnë tregti në Komunitetin e Madh. Ata nuk kërkojnë të jenë pjesë të esnafeve ose kooperativeve tregtare. Ata nuk kërkojnë diplomaci me shumë bota. Rrjeti i tyre i besnikërisë është më misterioz, më shpirtëror në natyrë. Ata i kuptojnë rreziqet dhe vështirësitë e ekspozimit ndaj realiteteve të jetës në universin fizik. Ata e ruajnë izolimin e tyre, dhe ngelen vigjilent në kufijtë e tyre. Ata vetëm kërkojnë të zgjerojnë urtësinë e tyre përmes mënyra që janë më pak fizike në natyrë.

Në botën tuaj, ndoshta mund ta shihni këtë të shprehur në ata që janë më të urtët, më të talentuarit, që nuk kërkojnë avantazhe personale përmes rrugëve tregtare dhe që nuk janë të dhënë ndaj pushtimit dhe manipulimit. Bota juaj ju tregon aq shumë. Historia juaj ju tregon aq shumë dhe ilustron, megjithëse në një shkallë më të vogël, gjithçka që po ju paraqesim këtu.

Atëherë, është synimi ynë jo vetëm t’ju paralajmërojmë për gravitetin e situatës suaj, por t’ju japim, nëse mundemi, një perceptim dhe mirëkuptim më të madh të jetës, të cilat do t’ju duhen. Dhe ne kemi besim se do të ketë mjaft njerëz që mund t’i dëgjojnë këto fjalë dhe t’i përgjigjen madhështisë së Dijes. Ne shpresojmë se do të ketë nga ata që do të kuptojnë se mesazhet tona nuk janë këtu për të ndjell frikë dhe panik, por për të sjell përgjegjësi dhe një angazhim ndaj ruajtjes së lirisë dhe së mirës brenda botës suaj.

Nëse njerëzimi dështon në kundërshtimin e Ndërhyrjes, ne mund të pikturojmë një imazh të asaj që kjo do të thotë. E kemi parë tjetërkund, sepse secilit prej nesh na erdhi shumë afër, brenda botëve tona. Duke qenë pjesë e një kolektivi, Toka do të minohet për burimet e saj, njerëzit e saj do të mblidhen për punë dhe rebelet dhe heretikët e saj ose do të tjetërsohen ose shkatërrohen. Bota do të ruhet për interesat e saj bujqësore dhe minore. Shoqëritë njerëzore do të ekzistojnë, por vetëm në vartësi ndaj fuqive nga matanë botës suaj. Dhe nëse bota e shter dobinë e saj, nëse burimet e saj merren plotësisht, atëherë do të liheni, të pikëlluar. Jeta mbështetëse në botën tuaj do të jetë marrë nga ju, mjetet e mbijetsës do të jenë të vjedhura. Kjo ka ndodhur në shumë vende të tjera.

Në rastin e kësaj botë, kolektivet mund të zgjedhin ta ruajnë botën për përdorim të vazhdueshëm si post strategjike dhe si depo biologjike. Por popullsia njerëzore do të vuajë tmerrësisht nën një sundim shtypës të tillë. Popullsia e njerëzimit do të zvogëlohet. Menaxhimi i njerëzimit do t’i jepet atyreve që janë të krijuar për ta udhëhequr racën njerëzore brenda një urdhëri të ri. Liria njerëzore ashtu siç e njihni ju nuk do të ekzistojë më, dhe do të vuani nën peshën e sundimit të huaj, një sundim që do të jetë i ashpër dhe i rëndë.

Ka shumë kolektive në Komunitetin e Madh. Shumë prej tyre janë të mëdhenj, disa prej tyre janë të vegjël. Disa prej tyre janë më etik në taktikat e tyre, shumë nuk janë. Në masën që konkurrojnë me njëri-tjetrin për oportunitete, të tillë si sundimi i botës suaj, aktivitete të rrezikshme mund të kryen. Duhet ta japim këtë ilustrim në mënyrë që mos të keni asnjë dyshim për atë që po themi. Zgjedhjet para jush janë shumë të kufizuara, por janë shumë thelbësore.

Prandaj, kuptojeni që nga pikëpamja e vizitorëve jeni të gjithë fise që kanë nevojë për t’u drejtuar dhe kontrolluar në mënyrë për të shërbyer intereset e vizitorëve. Për këtë, fetë tuaja dhe një farë mase të realitetit tuaj shoqëror do të ruhet. Por do të humbni shumë. Dhe shumë do të humbet para se të kuptoni se çfarë është marrë nga ju. Atëherë, ne vetëm mund të avokojmë një vigjilence, një përgjegjësi dhe një angazhim për të mësuar – për të mësuar për jetën në Komunitetin e Madh, për të mësuar se si të ruani kulturën tuaj dhe realitetin tuaj brenda një mjedisi më të madh dhe për të mësuar për të parë se kush është këtu për t’ju shërbyer dhe për t’i dalluar nga ata që nuk janë. Aftësi dalluese më e madhe është aq e nevojshme në botë, edhe për zgjidhjen e konflikteve tuaja. Por në lidhje me mbijetesën dhe mirëqenien tuaj në Komunitetin e Madh, është krejtësisht thelbësore.

Atëherë, në ju inkurajojmë që të merrni zemër. Kemi më shumë për t’ju treguar.