Të gjitha Brifingjet e Aleatëve të Njerëzimit janë të disponueshme falas në linjë. Filloni udhëtimin me librin e katërt të Aleatëve.

Aleatët e Njerëzimit janë një grup individësh nga disa bota të ndryshme që erdhën në afërsi të tokës për të vëzhguar Ndërhyrjen jashtëtokësore që po ndodh në botën tonë dhe për të raportuar aktivitetet e kësaj Ndërhyrjeje dhe implikimet e saj për racën njerëzore.

Përmes Brifingjeve të tyre, Aleatët po na zbulojnë realitetin e Kontaktit që po ndodh në botë sot – kush janë vizitorët, pse janë këtu dhe programi i tyre më i gjerë mbrapa aktiviteteve të tyre. Duke e bërë këtë, Brifingjet përmbushin shumë nga boshllëqet kritike të mirëkuptimit tonë të realitetit të vizitimeve jashtëtokësore dhe të fenomenit UFO, të cilat kanë qenë fokusi i kërkimit dhe hetimit për mbi 7 dekada.

Këto Brifingje janë pjesë e një komunikimi më të madh nga ato racat në universin tonë lokal që mbështesin lirinë dhe sovranitetin e njerëzimit ndërsa hyn në një “Komunitet të Madh” jete. Ky është një mesazh autentik nga një burim jashtëtokësor, që na paralajmëron për rreziqet e Ndërhyrjes nga matanë dhe që na nxit të përgatitemi për sfidat e jetës në univers.

Klikoni këtu për të diskutuar Brifingjet në Faqen tonë të Komunitetit.


Filloni të lexoni Brifingjet në linjë tani!

Përmbajtja:

Një mesazh nga Marshall Vian Summers

Brifingu i parë: Kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë

Brifingu i dytë: Rëndësia e përmbajtjes

Brifingu i tretë: Liria në univers

Brifingu i katërt: Fuqi të Larta

Brifingu i pestë: Koordinimi i Madh

Brifingu i gjashtë: Rrjetet e të Urtëve

Përmbledhja 12-pikëshe të Brifingjeve të Aleatëve të Njerëzimit.


Society (Shoqata) për Mesazhin e Ri tani po i vë në dispozicion të gjitha të katër vëllimet e Aleatëve të Njerëzimit në linjë pa asnjë kosto. E bëjmë këtë kështu në mënyrë që ky mesazh mund të arrijë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, si në bazë ashtu edhe në pozita fuqie politike, ekonomike dhe fetare.