Brifingu i parë: Universi në të cilin po hyni

Japim përshëndetje. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi këtë oportunitet për të folur me ju edhe një herë dhe për t’ju dhënë informacionet që do t’ju japim. Ne e kuptojmë që seria e parë të komenteve tona ka prodhuar shumë interes, shumë pyetje dhe ndoshta shumë hutim gjithashtu. Ne shpresojmë atëherë të japim në këtë vëllim të dytë më shumë depërtim; të shqyrtojmë disa nga këto pyetje, nëse mund të përgjigjen; dhe të sjellim për ju një dritare në një univers më të madh në të cilin jetoni në mënyrë që mund të shihni matanë kufijve të botës suaj në një realitet jete në Komunitetin e Madh. Kjo është një pjesë e nevojshme të edukimit tuaj tani, sepse bota juaj po hyn në një Komunitet të Madh jete inteligjente, një Komunitet të Madh në të cilin keni gjithmonë jetuar.

Ne jemi dërguar për të dhënë një seri brifingjesh për të ndihmuar njerëzimin për t’u përgatitur për këtë prag të madh. Të përfshirë në këto brifingje janë vëzhgimet tona të Ndërhyrjes jashtëtokësore që po ndodh në botë sot, pse kjo Ndërhyrje po ndodh, si po ushtrohet dhe si mund të kundërshtohet për mirëqenien tuaj. Kjo kërkon që të mësoni për jetën në Komunitetin e Madh në mënyrë që mund të bëheni të orientuar si duhet ndaj këtij realiteti të ri dhe shumë më të madh në të cilin po hyni.

Aftësia juaj për të dalluar të vërtetën e asaj që do t’ju japim është krejtësisht thelbësore për mbijetesën tuaj, për përparimin tuaj dhe në të vërtetë për ruajtjen e pikërisht atyre lirive që mbani më të çmuara. Sepse Komuniteti i Madh në të cilin po hyni është ndoshta shumë ndryshe nga ajo që mund të keni menduar më parë.

Ne jemi dërguar për të përfaqësuar aleatët e njerëzimit. Jemi përfaqësuesët e tyre. Nuk jemi në botën tuaj, por po e vëzhgojmë botën tuaj nga një pozicion i fshehur në afërsi. Nuk kemi ardhur për ta vendosur veten këtu, për të ndërtuar marrëdhënie me familjen njerëzore ose për të vendosur lidhje ekonomike ose politike me qeveritë tuaja. Kemi ardhur në vend të kësaj me një mision shumë të thjeshtë. Misioni ynë është të vëzhgojmë Ndërhyrjen jashtëtokësore që po ndodh në botën tuaj sot dhe, po patëm mundësinë për ta bërë këtë, t’ju japim përspektivën që do t’ju duhet për të kuptuar dhe për të kundërshtuar këtë Ndërhyrje dhe për t’u përgatitur për realitetet e jetës në univers.

Seria jonë e parë e brifingjeve solli një pamje të përgjithshme të Ndërhyrjes, si po ushtrohet dhe çfarë njerëzit duhet të kuptojnë në mënyrë për të shmangur ndikimin e saj dhe bindjen e saj dhe për të dalluar realitetin e saj. Madje, ka më shumë gjëra që duhet të mësoni në lidhje me këtë në mënyrë për të fituar sytë për të parë dhe për të kuptuar këto gjëra për vete. Megjithëse e gjitha kjo mund të duket e çuditshme dhe e re për ju, është thjesht një shfaqe tjetër e natyrës, natyrën që kuptoni brenda fushës suaj.

Pothuajse gjithçka që do t’ju japim dhe që ju kemi tashmë dhënë mund të kuptohet nga përvoja juaj e natyrës. Kjo është arsyeja pse Ndërhyrja jashtëtokësore nuk është mister. Është një shfaqe e natyrës. Vështirësia e saj, megjithatë, është që ju vë në një rol të ndryshëm nga ai që jeni mësuar. Sepse jeni të mësuar të keni epërsi në botën tuaj. Jeni të mësuar të ndjeni se keni avantazh evolucionar të madh brenda fushës suaj. Por brenda Komunitetit të Madh, nuk e keni këtë epërsi ose këtë avantazh. Prandaj, duhet të fitoni aftësi më të mëdha dhe një bashkëpunim më të madh midis jush.

Kjo është një vështirësi e madhe si dhe një oportunitet i madh për racën tuaj, sepse është ndoshta hija e ketij Komuniteti të Madh dhe vështirësitë me të cilat ai do t’ju përballë që do ta lejojnë njerëzimin që të bashkohet dhe të gjejë gjuhën e përbashkët. Nëse kjo mund të kryhet ngelet për t’u parë. Por sfida është mbi ju dhe kjo sfidë po përballon jetën dhe të ardhmen e çdo personi të gjallë në botë sot.

Në një moment, kjo mund të duket e çuditshme dhe e pakuptueshme, dhe madje, në momentin tjetër, mund të kuptoni që kjo është natyra që po ushtrohet. Ju posedoni një mjedis dhe burime që janë të vlerësuara nga të tjerët që kërkojnë t’i përdorin dhe t’i kenë këto gjëra për vete. Është mjedisi juaj që ata duan. Është për ndihmën tuaj që ata kanë nevojë. Ata nuk kërkojnë t’ju shkatërrojnë, por t’ju bëjnë pjesë të Kolektivit të tyre, në shërbim të tyre.

Gati gjithçka që do t'ju tregojmë dhe që ju kemi tashmë treguar mund të kuptohet nga përvoja juaj e natyrës. Kjo është arsyeja përse Ndërhyrja jashtëtokësore nuk është mister. Është një shfaqje e natyrës.

Kjo duhet të thuhet shumë herë në shumë mënyra të ndryshme në mënyrë që mund të fitoni një kuptueshmëri shumë të qartë. Siç e kemi thënë, ky nuk është një mister. Është thjesht një shfaqe të jetës suaj në Komunitetit të Madh. Është realiteti i natyrës, të cilën ju vetë mund ta kuptoni. Megjithatë, jeni në një pozitë të ndryshme tani, dhe kjo kërkon fuqi, aftësi dalluese dhe bashkëpunim njerëzor dhe një lloj kthellësie në lidhje me kuptueshmërinë tuaj të natyrës së jetës në univers.

Në këtë, serinë tonë të dytë të brifingjeve, ne dëshirojmë t’ju japim një kuptueshmëri më të madhe dhe një vizion më të madh të asaj se si jeta vërtet është në universin rreth jush. Nuk është thjesht një çështje perspektive. Shtrirja e përvojës në këto çështje është shumë e madhe midis nesh. Kemi perspektivat tona të veçanta, por ka disa realitete që janë të qarta për ne, sepse jemi në gjendje t’i shohim dhe t’i dallojmë. Kemi jetuar përmes oportuniteteve dhe vështirësive të këtyre realiteteve – të gjitha gjëra që ende keni për të përjetuar për vete. Dhe madje, aleatët tuaj jashtë dëshirojnë t’ju shpëtojnë nga rreziqet e mëdha që po përballoni tani, rreziqet e hyrjes në Komunitetin e Madh. Ata dëshirojnë t’ju tregojnë nevojën tuaj për të ruajtur lirinë tuaj dhe integritetin tuaj si racë ndërsa shkoni në këtë tranzicion të vështirë dhe të zgjatur.

Kjo është sfida më e madhe që çdo racë në univers do të përballojë ndonjëherë, dhe pasojat e saj do të jenë të qëndrueshme dhe të gjera. Madje, ka forca të mëdha për të mirën në univers, forca që veprojnë në emër të lirisë individuale dhe të integritetit të të gjithë jetës, forca që kërkojnë të mbështësin dhe të mbajnë të gjallë Dijen e madhe shpirtërore që qëndron si potencial brenda të gjitha qenieve të vetëdijshme. Aleatët tuaj përfaqësojnë thjesht një shprehje të vogël të kësaj force të madhe. Sepse kudo që ka jetë, ka integritetin e kesaj Dijeje shpirtërore. Nuk është thjesht informacion, është një “Prani” e gjallë. Ne dëshirojmë të shfaqim realitetin dhe kuptimin e kësaj Dijeje dhe pse është aq thelbësore për suksesin tuaj në shërimin e plagëve të botës suaj dhe në përballjen e asaj sfidës së madhe që mund ta bashkojë dhe ta ngrejë njerëzimin.

Universi është plot me jetë. Por universi është i pamasë. Dhe jeta inteligjente që jeton në manifestimin fizik është e shpërndarë në një arenë të madhe dhe të gjerë. Është e përqendruar në disa vende më shumë sesa të tjera. Në disa mënyra, kjo ngjan hartat e vendeve tuaja, ku ka zona të gjera ku shumë njerëz janë të mbledhur, dhe ka zona ku shumë pak njerëz jetojnë. Midis këtyre zonava përqendrimi të madh ka rruga tregtie, rruga të mëdha ku ka shumë udhëtim. Në zonat me popullsi të rrallë, ka shumë pak rruga, në shumë prej të cilave ka pak nëse fare udhëtim.

Ky nuk është mister. Është thjesht një prezantim të jetës suaj në Komunitetin e Madh. Është realiteti i natyrës, të cilën vetë mund ta kuptoni.

Ne duam t’ju japim këtë analogji të shpërndarjes së jetës inteligjente në këtë galaktikë. Ne kurrë nuk kemi shkuar matanë galaktikës, atëherë nuk mund të flasim për mundësitë e tjera. Megjithatë, brenda kësaj galaktike vetëm ekziston një shumëllojshmëri shumë të gjerë jete. Ne vetë kemi parë vetëm një pjesë shumë, shumë të vogël të saj, sepse galaktika është shumë e madhe.

Bota juaj ndodhet në një zonë të dëndur, një zonë që ka shumë bota të populluara. Ju nuk e shihni këtë brenda sistemit tuaj diellor, por matanë sistemit tuaj diellor, ky është rasti me siguri. Ju nuk jetoni në një pjesë të universit pak të populluar. Ju nuk jetoni në një rajon që është i paeksploruar dhe i panjohur për të tjerët. Kjo ju jep disa disavantazhe sepse bota juaj po vëzhgohet me kujdes nga shumë forca të fuqishme. Ata kërkojnë një Ndërhyrje tani sepse njerëzimi ka arritur një pikë në zhvillimin e tij ku ka ndërtuar një infrastruktur që racat e tjera besojnë se mund të përdorin për vete. Kjo është arsyeja pse Ndërhyrja nuk ndodhi në një kohë të mëparshme. U lejua që njerëzimi të zbulonte burimet dhe të ndërtonte infrastrukturën së pari. Me fjalë të tjera, e bëtë punën për ata që besojnë se do t’i shërbeni në të ardhmen.

Prandaj, ju nuk jetoni në një pjesë të largët të galaktikës. Këtë duhet ta kuptoni. Udhëtimi në hapësirë ndodh gjatë disa rrugëve ose bulevardeve, ashtu si në botën tuaj. Në disa rruga ka shumë udhëtim, të tjera shumë më pak. Bota juaj ndodh në një zonë me udhëtim të konsiderueshëm, e cila do të thotë që ka shumë raca që i përdorin këto rrugë për tregti. Brenda këtij rajoni, ka disa raca emergjente si e juaj, të gjitha po vëzhgohen në mënyrë të kujdesshme nga të tjerët.

Siç e kemi thënë në fjalimet tona të mëparshme, Komuniteti i Madh në të cilin po hyni është një mjedis konkurrues në një shkallë që mezi mund të përfytyroni. Tregtia dhe konkurrenca për burime, për aleanca dhe për bota që kanë vlerë stratëgjike, është e konsiderueshme. E megjithatë, situata është shumë më pak e ndërlikuar sesa mund të duket në fillim. Pushtimi i vendeve të tjera nuk është i toleruar në zonat të banuara mirë. Për shkak të mjedisit konkurrues, ka kufizime. Rregulla janë vendosur për një periudh të gjatë kohe në lidhje me mënyrën se si tregtia do të zhvillohet dhe çfarë rregulla dhe udhëzime do të ndiqen. Shkelja e ketyre rregullave sjell ndëshkim nga kundërshtarët dhe konkurrentët e vet, dhe atëherë ka një sistem kontrolli dhe ekuilibri. Ky sistem në përgjithësi respektohet, por siç është shpesh rasti, përjashtime kërkohen në shumë mënyra të ndryshme. Është e rëndësishme që të kuptoni që nuk është e lejuar që bota juaj të pushtohet në mënyrë ushtarake. Forcat që po ndërhyjnë në botën tuaj nuk janë forca ushtarake të forta. Ato janë forca tregtare të mëdha. Ne i quajmë “Kolektive”. Dhe do të keni një mundësi në këtë seri të dytë fjalimesh për të mësuar më shumë në lidhje me natyrën dhe strukturën e tyre.

Në mënyrë që fuqitë ekonomike të fitojnë akses në botën tuaj dhe të fitojnë kontroll të botës suaj, ato duhet të përdorin mënyra më të holla – mënyra bindjeje, mënyra nxitjeje. Ato duhet ta bëjnë që të duket që ju doni që ata të jenë këtu, që i mirëprisni, që doni atë që kanë për të ofruar, që kërkoni ndihmën e tyre dhe ofertat e tyre fillestare. Ata duan që të besoni që keni nevojë për ta, dhe që pa ta ju nuk mund të keni sukses. Në këtë mënyrë, ata i plotësojnë kufizimet që janë të vendosura mbi ta. Në këtë mënyrë, ata fitojnë akses të botës suaj në përputhje me rregullat që janë vendosur.

Bindja dhe nxitja që do të vendosen mbi botën tuaj janë shumë të fuqishme dhe shumë bindëse. Shumë njerëz, nga prirjet e tyre dhe nga dobësia i pozicionit të tyre në jetë, do të jenë shumë të tërhequr nga kjo bindje. Dhe megjithatë, është thjesht një mashtrim. Është një joshje. Pastaj me sa duket me pëlqimin e përgithshëm të njerëzimit, Ndërhyrja mund të fillojë dhe mund të plotësohet pa shkelur asnjë kufizim që parandalon pushtimin.

Është dëshira jonë dhe synimi jonë që t'ju ndihmojmë në këtë përgatitje duke ju dhënë një perspektivë dhe një drejtim ndaj realitetit që po përballoni tani dhe që do të përballoni vazhdimisht nga kjo kohë e tutje.

Nëse bota juaj të ndodhej në një zonë shumë të largët dhe të paeksploruar, një zonë ku këto lloj rregullash tregtie dhe sjelljeje nuk janë vendosur, atëherë pushtimi ushtarak do të tentohej, sepse nuk do të kishte asgjë që do ta parandalonte që të ndodhte. Por ata që kërkojnë të përfitojnë nga kjo botë nuk marrin pjesë në pushtim ushtarak. Nuk kanë nevojë për të. Nuk është theksimi i tyre. Nuk janë të organizuar për ta bërë atë.

Ata mbështeten mbi dobësinë tuaj, ashtu siç duhet të mësoni të mbështeteni mbi forcën tuaj. Ata mbështeten mbi mungesën tuaj të besimit në shpirtin njerëzor, ashtu siç duhet të mesoni të mbështeteni mbi këtë shpirt brenda jush. Kjo prani këtu mban rreziqe të mëdha për njerëzimin dhe oportunitete të mëdha nëse njerëzimi mund të përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme dhe të urtë.

Prandaj, është dëshira jonë dhe synimi jonë që t’ju ndihmojmë në këtë përgatitje duke ju dhënë një perspektivë dhe një drejtim në realitetin që po përballoni tani dhe që do të përballoni vazhdimisht nga kjo kohë e tutje. Sepse nuk ka kthim tek gjendja juaj e izoluar e mëparshme. Tani duhet të mësoni të vlerësoni dhe të mbroni lirinë tuaj, të konsolidoni lirinë tuaj dhe të ndërtoni lirinë tuaj në një mjedis ku kjo liri do të jetë nën sfidë të vazhdueshme. Vetëm një botë që është e fortë, e bashkuar dhe e urtë në marrëdhëniet e saj me Komunitetin e Madh mund të ruajë autonominë e saj dhe të ngelet e lirë në univers. Kjo është e vërtetë për të gjitha botët, nëse ndodhen në zona të dëndura ose nëse ndodhen në zona të largëta që janë të vizituara rrallë.

Kjo është natyra. Shkaku se botët e tjera kanë krijuar nivele më të mëdha teknologjie nuk i ndryshon realitetet e jetës. I bën thjesht bashkëveprimet midis botëve më të komplikuara dhe shpesh më të vështira për t’u dalluar. Është më e lehtë për të dalluar një përballje ushtarake sesa është të dallosh synimin e fshehur të atyre që vijnë sikur sjellin dhurata, përgjigje dhe mbrekullitë e teknologjisë.

Njerëzimi është pa edukim në lidhje me Komunitetin e Madh. Dhe kjo arsyeja pse jeni aq të prekshëm. Njerëzimi është i ndarë midis kombeve të tij dhe kulturave të tij. Dhe kjo është arsyeja pse jeni aq të prekshëm. Dispozitat tuaja dhe besimet tuaja fetare nuk mund t’ju përgatisin në mënyrë të përshtatshme për atë që po ju përballon tani.

Në Komunitetin e Madh, ka shumë raca që kanë arritur një nivele shumë të larta pjekurie në kuptueshmërinë e tyre shpirtërore dhe kanë arritur një gjendje lirie që njerëzimi ende nuk ka ardhur as afër për të arritur. Ndryshe nga ata që po ju vizitojnë, këto shoqëri nuk përfshihen në tregti ndërplanetare në një masë shumë të madhe, nëse fare. Nuk janë të përfshira në eksplorim. Nuk janë eksplorues burimesh. Nuk kërkojnë të fitojnë aleanca për dobi politike ose ekonomike, përveç në disa raste për mbrojtjen e tyre. Nuk shfrytëzojnë botët e tjera. Nuk kërkojnë të joshin raca të reja që po hyjnë në Komunitetin e Madh. Nuk përfshihen në luftë. Nuk janë pjesë të Kolektiveve.

Aleatët tuaj, të cilët përfaqësojmë, e shfaqin këtë themel, themelin e racave të lira. Kjo liri është shumë e vështirë për t’u arritur dhe për t’u ruajtur në univers. Për të funksionuar në mënyrë të suksesshme në Komunitetin e Madh, duhet të jeni të vetëmjaftueshëm. Duhet të jeni të bashkuar. Dhe duket të jeni shumë të matur. A i shihni këto cilësi të shfaqura në familjen njerëzore në këtë kohë? A janë të shfaqura brenda jush dhe në marrëdhëniet tuaja? Po ju japim një Urtësi më të madhe, një Urtësi që ka qenë e vështirë për ne për të arritur, që e kemi arritur me një çmim të madh. Zotësia jonë për të qenë këtu për të ndihmuar njerëzimin është një shfaqe të kësaj arritjeje. Sepse ndryshe nga ata që po ndërhyjnë në botën tuaj në këtë kohë, ne dëshirojmë thjesht të vëzhgojmë dhe të këshillojmë. Pasi transmitimet tona të jenë të plota, do të na duhet të tërhiqemi për sigurinë tonë. Sepse jemi këtu pa asnjë leje zyrtare nga autoritetet e tregtisë, organizatat mbikëqyrëse, çdo gjë si kjo. Nëse ata që po ndërhyjnë në botën tuaj të na zbulonin, me siguri do të merrnim fund.

Me prezantimin e serisë së parë të brifingjeve, siguria jonë është tani e rrezikuar. Ato racat që po ndërhyjnë në botën tuaj kanë tashmë filluar një kërkim të sistemit tuaj diellor për ne. Prandaj, duhet t’ju japim këtë informacion dhe pastaj të tërhiqemi në një pikë larg matanë botës suaj, në një pikë ku nuk mund të vëzhgojmë më Ndërhyrjen drejtpërdrejt. Kjo është arsyeja pse duhet t’ju japim këtë informacion tani. Kjo është arsyeja pse duhet të kërkoni ta mësoni dhe ta përdorni sa më mirë që të mundeni. Sepse pasi të kemi ikur, nuk mund të ketë më ndihmë direkte të mëtejshme për ju.

Kjo arsyeja pse i japim këtyre brifingjeve rëndësinë më të madhe. Kjo arsyeja pse duhet t’i merrni dhe t’i njihni ata si të tillë. Ne do t’ju japim ata që keni nevojë të dini në lidhje me natyrën e Kolektiveve, si ata funksionojnë, pse janë këtu dhe çfarë po bëjnë në botë. Do t’ju japim një përmbledhje të realiteteve të jetës inteligjente në univers dhe si ndërveprimet vërtet ndodhin. Do t’ju japim një perspektivë mbi rëndësisë strategjike të botës suaj dhe ku ndodhet në lidhje me botët e tjera të banuara në afërsinë tuaj. Do të flasim për Fuqitë e Mëdha Shpitërore që ekzistojnë në univers dhe brenda familjes njerëzore.

Izolimi juaj tani ka marrë fund. Kurrë nuk do ta keni më në mënyrën që e keni njohur më parë. Prandaj, dëgjoni me kujdes të gjitha gjërat që kemi për t’ju thënë.