Brifingu i parë: Prania jashtëtokësore në botë sot

Është një nder i madh për ne që kemi mundësinë për t’ia paraqitur këto informacione të gjithëve prej jush që e kanë fatin për ta dëgjuar këtë mesazh. Në jemi Aleatët e Njerëzimit. Ky transmetin është bërë i mundur nga prania e atyre të Padukshmëve, këshiltarët shpirtërorë që mbikëqyrin zhvillimin e jetës inteligjente në këtë botë dhe nëpër Komunitetin e Madh të botëve.

Ne nuk po komunikojmë përmes ndonjë aparati mekanik, por përmes një kanali shpirtëror të lirë nga ndërhyrjet. Megjithëse jetojmë në botën fizike, ashtu si ju, na është dhënë privilegji për të komunikuar në këtë mënyrë për t’ju dhënë informacionet që duhet t’ju japim.

Ne përfaqësojmë një grup të vogël që po vëzhgon ngjarjet e botës suaj. Ne vimë nga Komuniteti i Madh. Ne nuk ndërhyjmë në çështjet njerëzore. Nuk kemi ndonjë vendosje ketu. Jemi dërguar këtu për një qëllim shumë specifik – për të dëshmuar ngjarjet që po ndodhin në botën tuaj dhe, po patëm mundësinë, për t’ju komunikuar atë që shohim dhe atë që dimë. Sepse ju jetoni në sipërfaqen e botës suaj dhe nuk mund të shihni çështjet përreth. As nuk mund të shihni me qartësi vizitimet që po ndodhin në botën tuaj tani ose çfarë do të thotë për të ardhmen tuaj.

Do të donim të jepnim dëshmi për këtë. Po e bëjmë këtë sipas kërkesës së të Padukshmëve, sepse jemi dëguar për këtë qëllim. Informacionet që do t’ju japim mund të duken shumë sfiduese dhe befasuese. Është ndoshta e papritur nga shumë njerëz që do të dëgjojnë këtë mesazh. E kuptojmë këtë vështirësi, sepse na është dashur ta përballojmë këtë gjithashtu në kulturat tona.

Kur do t’i dëgjoni këto informacione, do të duket e vështirë në fillim për ta pranuar, por është thelbësore për të gjithë ata që duan të bëjnë një kontributë në botë.

Gjatë shumë vite, kemi vëzhguar punët e botës suaj. Ne nuk kërkojmë ndonjë marrëdhënie me njerëzimin. Nuk jemi këtu në një mision dipkomatik. Jemi dërguar nga të Padukshmit për të jetuar afër botës suaj për të vëzhguar ngjarjet që do të përshkruajmë.

Emrat tanë nuk janë të rëndësishëm. Do të ishin të pakuptimtë për ju. Dhe nuk duhet t’i tregojmë për sigurinë tonë, sepse duhet që të ngelemi të fshehur në mënyrë që mund të shërbejmë.

Për të filluar, është e domosdoshme që njerëzit kudo të kuptojnë se njerëzimi po hyn në një Komunitet të Madh jete inteligjente. Bota juaj po ‘vizitohet’ nga disa raca jashtëtokësore dhe nga disa organizata të ndryshme racash. Kjo ka ndodhur aktivisht për disa kohë. Ka pasur vizita gjatë historisë njerëzore, por asgjë të kësaj madhësie. Zbulimi i armëve bërthamore dhe shkatërrimi i mjedisit tuaj natyror i kanë sjellë këto forca në bregjet tuaja.

Ka shumë njerëz në botë sot, e kuptojmë, që po fillojnë të kuptojnë se kjo po ndodh. Dhe e kuptojmë gjithashtu se ka shumë interpretime të këtij vizitimi – çfarë mund të thotë dhe çfarë mund të sjellë. Dhe shumë njerëz që janë në dijeni të këtyre gjërave kanë shumë shpresë dhe presin një dobi të madhe për njerëzimin. E kuptojmë. Është e natyrshme të presësh këtë. Është e natyrshme të kesh shpresë.
Vizitimi në botën tuaj tani është shumë i gjerë, aq shumë sa njerëzit në të gjitha anët e botës po e dëshmojnë dhe i përjetojnë efektet e tij drejtpërdrejt. Ajo që i ka sjellë këta “vizitorë” nga Komuniteti i Madh, këto organizata të ndryshme qeniesh, nuk është nxitja e përparimit ose edukimit shpirtëror të njerëzimit. Ajo që i ka sjellë këto forca në bregjet tuaja në numra të tilla janë burimet e botës suaj.

Këtë e kuptojmë se mund të jetë e vështirë për të pranuar në fillim, sepse nuk mund ta vlerësoni se sa e bukur është bota juaj, sa shumë përmban dhe sa një xhevahir i rrallë që është në një Komunitët të Madh me bota shterpë dhe hapësirë bosh. Bota si e juaja janë të rralla në të vërtetë. Shumica e vendeve të banuara në Komunitetin e Madh tani janë kolonizuar, dhe teknologjia e ka bërë të mundshme këtë. Por bota si e juaja ku jeta ka evoluar në mënyrë natyrore, pa ndihmën e teknologjisë, janë shumë më të rralla sesa ndoshta mund ta përfytyroni. Të tjerët e marrin këtë parasysh, me siguri, sepse burimet biologjike të botës suaj janë përdorur nga disa raca gjatë mijëvjeçarëve. Është e konsideruar si një depo nga disa. Por zhvillimi i kulturës njerëzore, të armëve të rrezikshme dhe keqësimi i këtyre burimeve kanë shkaktuar Ndërhyrjen jashtëtoksore.

Bota juaj po "vizitohet" nga disa raca jashtëtokësore dhe nga disa organizata të ndryshme racash. Kjo ka qenë në rrugë e sipër për disa kohë.

Ndoshta mund ta pyesni veten pse mundime diplomatike nuk ndërmerren për të kontaktuar udhëheqësit e njerëzimit. Është e arsyeshme që e pyesni këtë, por vështirësia është që nuk ka askush për të përfaqësuar njerëzimin, sepse njerëzit tuaj janë të përçarë, dhe kombet tuaja i kundërvihen njeri-tjetrit. Është gjithashtu e supozuar nga këta vizitorë se jeni luftarak e agresiv, dhe se do t’i sillni dëm dhe armiqësi universit rreth jush, pavarësisht nga cilësitë tuaja të mira.

Prandaj, në fjalimin tonë duam t’ju japim një ide se çfarë po ndodh, çfarë do të thotë për njerëzimin dhe si është e lidhur kjo me zhillimin tuaj shpirtëror, zhvillimin tuaj shoqëror dhe të ardhmen tuaj në këtë botë dhe në Komunitetin e Madh të botëve vetë.

Njerëzit nuk janë në dijeni të pranisë së forcave jashtëtoksore, të pranisë së eksploruesëve të burimeve, të atyre që kërkojnë një aleancë me njerëzimin për dobinë e tyre. Ndoshta duhet të fillojmë këtu duke ju dhënë një ide se si është jeta matanë bregjeve tuaja, sepse nuk keni udhëtuar larg dhe nuk mund t’i keni parasysh këto gjëra.

Jetoni në një pjesë të galaktikës që është mjaft e banuar. Jo të gjitha pjesët e galaktikës janë kaq të banuara. Ka rajone të mëdha të paeksploruara. Ka shumë raca të fshehura. Tregtia midis botëve kryhet vetëm në zona të caktuara. Mjedisi në të cilin po hyni ka shumë konkurrencë. Nevoja për burime përjetohet kudo, dhe shumë shoqërira teknologjike i kanë tejkaluar burimet natyrore të botës së tyre dhe duhet të tregtojnë, shkëmbejnë dhe të udhëtojnë për të marrë atë që iu duhet. Është një situatë shumë e ndërlikuar. Shumë aleanca janë formuar dhe arrijnë që konflikte të ndodhin.

Ndoshta në këtë pikë është e domosdoshme që të kuptoni se Komuniteti i Madh në të cilin po hyni është një mjedis i vështirë dhe sfidues, por sjell mundësira dhe oportunitete të mëdha për njerëzimin. Megjithatë, në mënyrë që këto mundësira dhe avantazhe të realizohen, njerëzimi duhet të përgatitet dhe të mësojë se si është jeta në univers. Dhe duhet të kuptoni se çfarë do të thotë spiritualiteti brenda një Komuniteti të Madh jete inteligjente.

E kuptojmë nga historia jonë se ky është pragu më i madh që do të përballojë ndonjëherë çdo botë. Megjithatë, nuk është diçka që mund të planifikoni për vete. Nuk është diçka që mund të planikoni për të ardhmen tuaj. Sepse ato forcat që do të sjellin realitetin e Komunitetit të Madh janë tashmë të pranishme në botë. Rrethanat i kanë sjellë këtu. Janë këtu.

Ndoshta kjo ju jep një ide se si është jeta matanë kufijve tuaj. Nuk duam të krijojmë një ide të frikshme, por është e domosdoshme për mirëqenien tuaj dhe për të ardhmen tuaj që të keni një shqyrtim të ndershëm dhe që mund t’i shihni këto gjëra në mënyrë të qartë.

E ndjejmë se nevoja për t’u përgatitur për Komunitetin e Madh është nevoja më e madhe në botën tuaj sot. Madje, sipas vëzhgimit tonë, njerëzit janë të preokupuar me punët dhe me problemet e jetës së tyre të përditshme, të pavetëdijshëm për forcat e mëdha që do të ndryshojnë fatin e tyre dhe që do të ndikojnë në të ardhmen e tyre.

Forcat dhe grupet që janë këtu sot përfaqësojnë disa aleanca të ndryshme. Këto aleanca të ndryshme nuk janë të bashkuar me njëra-tjetrën në përpjekjet e tyre. Çdo aleancë përfaqëson disa grupe raciale të ndryshme që po bashkëpunojnë me qëllim për të fituar akses tek burimet e botës suaj dhe për ta mbajtur këtë akses. Këto aleanca të ndryshme janë në esencë duke konkurruar me njëra-tjetrën, megjithëse nuk janë në luftë me njëra-tjetrën. E shohin botën tuaj si një trofe të madhe, diçka që duan për veten e tyre.

Kjo krijon një sfidë shumë të madhe për njerëzit tuaj, sepse forcat që po ju vizitojnë nuk kanë vetëm teknologji të avancuar, por edhe kohezion shoqëror të fortë dhe janë në gjendje të ndikojnë në mendimet në Mjedisin Mendor. E shihni, në Komunitetin e Madh, teknologjia mund të fitohet në mënyrë të lehtë, atëherë avantazhi i madh midis shoqërive konkurruese është aftësia për të ndikuar në mendimet. Kjo ka marrë një shfaqe shumë të sofistikuar. Përfaqëson një seri aftësish që njerëzimi vetëm tani po fillon të zbulojë.

Si rezultat, vizitorët tuaj nuk vijnë këtu të armatosur me armë të fuqishme, me ushtrira ose me armada anijesh. Vijnë në grupe relativisht të vegjël, por kanë aftësi të konsiderueshme për të ndikuar tek njerëzit. Kjo përfaqëson një përdorim të forcës më të sofistikuar dhe më të pjekur në Komunitetin e Madh. Është këtë aftësi që njerëzimi duhet të kultivojë në të ardhmen nëse do të hahet me raca të tjera në mënyrë të suksesshme.

Vizitorët janë këtu për të fituar besnikërinë e njerëzimit. Nuk duan të shkatërrojnë vendosjen njerëzore ose praninë njerëzore. Duan t’i përdorin për dobinë e tyre. Synimi i tyre është punësimi, jo shkatërrimi. Ata ndjejnë se janë në të drejtë sepse bësojnë se po e shpëtojnë botën. Disa madje besojnë se po e shpëtojnë njerëzimin nga vetvetja. Por kjo pikëpamje nuk i shërben interesat tuaja të mëdha, as nuk nxit urtësi ose vetëvendosje brenda familjes njerëzore.

Por, meqë ka forca të së mirës brenda Komunitetit të Madh të Botëve, ju keni aleatë. Ne përfaqësojmë zërin e aleatëve tuaj, Aleatët e Njerëzimit. Nuk jemi këtu për të përdorur burimet tuaja ose për të marrë nga ju atë që keni. Nuk kërkojmë që ta bëjmë njerëzimin një shtet klient ose një koloni për dobinë tonë. Në vend të kësaj, ne dëshirojmë që të zhvillojmë fuqi dhe urtësi brenda njerëzimit sepse e mbështesim këtë nëpër Komunitetin e Madh.

Roli ynë, atëherë, është krejt thelbësor, dhe informacionet tona janë shumë të nevojshme sepse në këtë kohë edhe njerëzit që janë në dijeni për praninë e vizitorëve nuk i dinë qëllimet e tyre. Njerëzit nuk i kuptojnë metodat e vizitorëve. Dhe nuk e kuptojnë etikën ose moralitetin e vizitorëve. Njerëzit mendojnë se vizitorët janë ose engjëj ose monstër. Por në të vërtetë, janë të ngjashëm me ju në nevojat e tyre. Nëse mund ta shihnit botën nëpërmjet syve të tyre, do të kuptonit ndërgjegjen ose motivimet e tyre. Por për ta bërë këtë, do t’ju duhej të dilnit jashtë fushës suaj.

Vizitorët janë të angazhuar në katër aktivitete thelbësore në mënyrë për të fituar ndikim brenda botës suaj. Secili nga këto aktivitete është i veçantë, por janë të koordinuara të gjitha se bashku. Ato po kryen sepse njerëzimi është studiuar për një kohë të gjatë. Të menduarit njerëzor, sjellja njerëzore, psikologjia njerëzore dhe feja njerëzore janë studiuar për disa kohë. Janë të kuptuara mirë nga vizitorët tuaj dhe do të përdoren për qëllimet e tyre.

Fusha e parë e aktivitetit të vizitorëve është të ndikojnë tek individët në pozicione pushteti ose autoriteti. Meqë vizitorët nuk duan të shkatërrojnë asgjë në botë ose të dëmtojnë burimet e botës, ata kërkojnë të fitojnë ndikim mbi ata që perceptojnë të jenë në pozicione pushteti brende qeverive ose feve kryesisht. Ata kërkojnë kontakt, por vetëm me disa individë. E kanë fuqinë për ta bërë këtë kontakt, dhe e kanë fuqinë e bindjes. Jo të gjithë ata që kontaktojnë do të binden, por shumë do të jenë. Premtimi i fuqisë më të madhe, teknologjisë më të madhe ose sundimit botëror do të intrigojë dhe nxisë shumë individë. Dhe janë këta individë me të cilët vizitorët do të kërkojnë të krijojnë një lidhje.

Ka shumë pak njerëz në qeveritë e botës që janë të prekur, por numri i tyre po rritet. Vizitorët e kuptojnë hierarkinë e fuqisë, sepse ata vetë jetojnë sipas saj, duke ndjekur zinxhrin e komandës së vetë, mund të thoni. Janë shumë të organizuar dhe shumë të fokusuar në përpjekjet e tyre, dhe ideja e kulturave plotë më individë me mendim të lirë është krejtësisht e huaj për ta. Ata nuk e kuptojnë lirinë individuale. Ata janë si shumë shoqërira të avancuara teknologjikisht në Komunitetin e Madh që funksionojnë në botën e tyre respektive si dhe në qendrat e tyre nëpër zona të gjera të hapësirës, duke përdorur një formë qeverie dhe organizimi të vendosur mirë dhe të ngurtë. Ata besojnë se njerëzimi është kaotik dhe i padisiplinuar, dhe ata ndjejnë se po sjellin rregull në një situatë të cilën nuk mund të kuptojnë vetë. Liria individuale është e panjohur për ta, dhe nuk e shohin vlerën e saj. Si rezultat, atë që kërkojnë të vendosin në këtë botë nuk do të nderojë këtë liri.

Atëherë, fusha e parë e përpjekjes është të vendosin një lidhje me individa në pozicione pushteti dhe ndikimi në mënyrë që të fitojnë besnikërinë e tyre dhe t’i bindin për aspektet e dobishme të marrëdhënies dhe qëllimit të përbashkët.

Rruga e dytë e aktivitetit, e cila është ndoshta më e vështirë për të marrë parasysh nga perspektiva juaj është manipulimi i vlerave dhe impulseve fetare. Vizitorët e kuptojnë se aftësitë më të mëdha të njerëzimit përfaqësojnë gjithashtu prekshmërinë e tij më të madhe. Dëshira e njerëzve për shpengim individual përfaqëson një nga pasuritë më të mëdha që njerëzimi ka për të ofruar, edhe në Komunitetin e Madh. Por është edhe dobësia juaj. Dhe janë këto impulse dhe këto vlera që do të përdoren.

Disa grupe vizitorësh dëshirojnë të vendosen si agjentë shpirtërorë, sepse e dinë se si të flasin në Mjedisin Mendor. Mund të komunikojnë me njerëzit në mënyrë direkte, dhe fatkeqësisht, meqë ka shumë pak njerëz në botë që mund të dallojnë ndryshimin midis një zë shpirtëror dhe zërin e vizitorëve, gjendja bëhet shumë e vështirë.

Atëherë, fusha e dytë e aktivitetit është fitimi i besnikërsë së njerëzve përmes motivimëve të tyre fetare dhe shpirtërore. Në të vërtetë, kjo mund të bëhet mjaft lehtësisht, sepse njerëzimi ende nuk është i fortë ose i zhvilluar në Mjedisin Mendor. Është e vështirë për njerëzit për të dalluar se nga vijnë impulset e tyre. Shumë njerëz duan t’i dorëzohen çdolloj gjëje që mendojnë se ka një zë më të madh dhe një fuqi më të madhe. Vizitorët tuaj mund të projektojnë imazhe – imazhe të shenjtorëve tuaj, të mësuesve tuaj, të engjëjve – imazhe që mbahen të shtrenjta dhe të shenjta brenda botës suaj. E kanë zhvilluar këtë aftësi gjatë shumë, shumë shekuj duke provuar që të ndikojnë mbi njëri-tjetrin dhe duke mësuar mënyrat e bindjes që përdoren në shumë vende në Komunitetin e Madh. Ata ju konsiderojnë primitiv, dhe mendojnë se mund ta ushtrojnë këtë ndikim dhe t’i përdorin këto metoda mbi ju.

Këtu ka një përpjekje për të kontaktuar ata individët që konsiderohen si të ndjeshëm, të gatshëm, dhe natyrisht të hapur për bashkëpunim. Shumë njerëz do të gjehen, por pak do të zgjidhen bazuar në këto cilësi të veçanta. Vizitorët tuaj do të kërkojnë të fitojnë besnikërinë e këtyre individëve, të fitojnë besimin e tyre, të fitojnë devotshmërinë e tyre, duke i thënë pranuesve që vizitorët janë këtu për ta ngritur njerëzimin shpirtërisht, për t’i dhënë njerëzimit shpresë të re, bekime të reja dhe fuqi të re – në të vërtetë duke premtuar ato gjërat që njerëzit duan shumë, por që ende nuk i kanë gjetur vetë. Ndoshta do ta pyesni veten, “si mund të ndodhë një gjë e tillë?”. Por mund t’ju garantojmë se nuk është e vështirë pasi të keni mësuar këto aftësi.

Mundimi këtu është për t’i paqësuar dhe riedukuar njerëzit nëpërmjet ndikimit shpirtëror. “Programi i Pacifikimit” përdoret në mënyrë të ndryshme me grupe fetare të ndryshme në varësi me idealet e tyre dhe temperamentit të tyre. Është gjithmomë i drejtuar drejt individëve perceptues. Këtu shpresojnë se njerëzit do të humbin aftësinë e tyre dalluese dhe të bëhen komplet besnik ndaj fuqisë së madhe që ndjejnë se po i jepet nga vizitorët. Pasi besnikëria e tyre është themeluar, bëhet gjithmonë e më e vështirë për njerëzit për të dalluar atë që dinë brenda tyre nga ajo që po i thuhet. Është një formë bindjeje dhe manipulimi shumë e hollë, por shumë depërtuese. Do të flasim më shumë për këtë më vonë.

Le të përmendim tani fushën e tretë të aktivitetit, e cila është vendosja e pranisë së vizitorëve në botë dhe që njerëzit të mësohen me këtë prani. Ata duan që njerëzimi të mësohet me këtë ndryshim të madh që po ndodh midis jush – që të mësoheni me praninë fizike të vizitorëve dhe me ndikimin e tyre në Mjedisin tuaj Mendor. Për këtë qëllim do të themelojnë vendosje këtu, megjithëse jo në vizionin tuaj. Këto vendosje do të jenë të fshehura, por do të jenë shumë të fuqishme për të pasur një ndikim në popullsitë njerëzore që janë pranë tyre. Vizitorët do të bëjnë shumë kujdes dhe do të marrin shumë kohë për t’u siguruar që këto vendosje janë efektive dhe që mjaft njerëz janë besnik ndaj tyre. Janë këta njerëz që do të ruajnë praninë e vizitorëve.

Kjo është pikërisht ajo që po ndodh në botën tuaj në këtë kohë. Përfaqëson një sfidë të madhe dhe fatkeqësisht një rrezik të madh. Pikërisht kjo gjë që po përshruajmë ka ndodhur aq shumë herë në aq shumë vende në Komunitetin e Madh. Dhe racat emergjente si e juaja janë gjithmonë më të prekshmet. Disa raca emergjente mund të vendosin ndërgjegjen, aftësinë dhe bashkëpunimin e tyre në mënyrë që mund të kundërshtojnë ndikimet e huaj si ky dhe të vendosin një prani dhe një pozicion në Komunitetin e Madh. Madje shumë raca, para se mund të arrijnë këtë liri, bien nën kontrollin dhe ndikimin e fuqive të huaja.

E kuptojmë se ky informacion do të sjellë frikë të konsiderueshme dhe ndoshta mohim ose ngatërrim. Por ndërsa vëzhgojmë ngjarjet, e kuptojmë se ka shumë pak njerëz që janë në dijeni të situatës ashtu siç në të vërtetë është. Edhe ata njerëzit që bëhen të vetëdijshëm për praninë e forcave jashtëtokësore nuk janë në pozicion dhe nuk e kanë pikën e vëzhgimit nga e cila mund të shohin situatën në mënyrë të qartë. Dhe duke qenë gjithnjë me shpresë dhe optimist, kërkojnë t’i japin këtij fenomeni një kuptim sa më pozitiv që të munden.

Mirëpo, Komuniteti i Madh është një mjedis konkurrence, një mjedis i vështirë. Ata që marrin pjesë në udhëtim në hapësirë nuk përfaqësojnë të përparuarit shpitërisht, sepse ata që janë të përparuar shpirtërisht kërkojnë izolim nga Komuniteti i Madh. Nuk kërkojnë tregti. Nuk kërkojnë të ndikojnë mbi raca të tjera në rrjetin shumë kompleks të marrëdhënieve të vendosura për tregti dhe dobi të përbashkët. Në vend të kësaj, të përparuarit shpirtërisht kërkojnë të rrinë të fshehur. Është një kuptueshmëri shumë e ndryshme, ndoshta, por e domosdoshme për ju për të kuptuar vështirësitë e mëdha që njerëzimi pë përballon. Por kjo vështirësi përmban mundësi të mëdha. Do të donim të flisnim për këto tani.

Pavarësisht nga graviteti i situatës që po përshkruajmë, nuk ndjejmë se këto rrethana janë një tragjedi për njerëzimin. Në të vërtetë, nëse këto rrethana mund të kuptohen dhe nëse përgatitja për Komunitetin e Madh, i cili ekziston tani në botë, mund të përdoret, studiohet dhe aplikohet, atëherë njerëzit me ndërgjegje të mirë kudo do të kenë mundësinë për të mësuar Dijen dhe Urtësinë e Komunitetit të Madh. Atëherë, njerëzit kudo do të jenë në gjendje të gjejnë themelin për bashkëpunim, në mënyrë që familja njerëzore mund të vendosë përfundimisht një unitet që nuk është vendosur ndonjëherë këtu më parë. Sepse do të kërkojë hijen e Komunitetit të Madh për të bashkuar njerëzimin. Dhe kjo hije është duke ndodhur tani.

Është evolucioni juaj që të hyni në një Komunitet të Madh jete inteligjente. Do të ndodhë nëse jeni të përgatitur apo jo. Duhet të ndodhë. Përgatitja atëherë është çelsi. Mirëkuptimi dhe qartësia, këto janë gjërat që duhen dhe janë të nevojshme në botën tuaj në këtë kohë.

Njerëzit kudo kanë prirje shpirtërore të mëdha që mund t’i lejojnë të shohin dhe të dinë në mënyrë të qartë. Këto prirje duhen tani. Duhet të dallohen, të përdorën dhe të shpërndahen në mënyrë të lirë. Nuk është thjesht për një mësues të madh ose një shenjëtor të madh për ta bërë këtë. Duhet të kultivohen nga shumë njerëz tani. Sepse situata sjell me vete domosdoshmërimë, dhe nëse domosdoshmëria mund të dallohet, sjell me vete oportunitet të madh.

Megjithatë, kërkesat që duhet të mësohen rreth Komunitetit të Madh dhe për të filluar për të përjetuar Spiritualitetin e Komunitetit të Madh janë të pamasë. Kurrë më parë nuk kanë pasur njerëzit për të mësuar gjëra të tilla në një periudhë kohe kaq të shkurtër. Në të vërtetë, gjëra të tilla rrallë janë mësuar nga kushdo në botën tuaj më parë. Por tani, nevojat kanë ndryshuar. Rrethanat janë të ndryshme. Tani, ka ndikime të reja në mes jush, ndikime që mund të ndjeni dhe që mund të njihni.

Vizitorët kërkojnë t’i bëjnë njerëzit të paaftë për të pasur këtë vizion dhe këtë Dije brenda tyre, sepse vizitorët tuaj nuk e kanë brenda tyre. Nuk e shohin vlerën e saj. Nuk e kuptojnë realitetin e saj. Këtu, njerëzimi i tërë është më i avancuar sesa janë ata. Por është thjesht një potencial, një potencial që duhet tani të kultivohet.

Prania jashtëtokësore në botë po rritet. Po rritet çdo ditë, çdo vit. Shumë njerëz po bien nën bindjen e saj, duke humbur aftësinë e tyre për të ditur, duke u bërë të hutuar, duke besuar në gjëra që vetëm mund t’i dobësojnë dhe t’i bëjnë të paaftë përballë atyre që do të kërkojnë t’i përdorin për qëllimet e tyre.

Njerëzimi është një racë emergjente. Është i prekshëm. Po përballon një seri rrethanash dhe ndikimesh tani që nuk kishte ndonjëherë për të përballuar më parë. Keni evoluar vetëm për të konkurruar me njëri-tjetrin. Nuk keni pasur ndonjëherë për të konkurruar me forma të tjera jete inteligjente. Por është kjo konkurrencë që do t’ju forcojë dhe do të thërrasë atributat tuaja të mëdha, nëse gjendja mund të shihet dhe kuptohet në mënyrë të qartë.

Është roli i të Padukshmëve për ta nxitur këtë fuqi. Të Padukshmit, të cilët do të quanit me të drejt engjëj nuk i flasin vetëm zemres njerëzore, por zemrave kudo që mund të dëgjojnë dhe që e kanë fituar lirinë për të dëgjuar.

Ne vimë, atëherë, me një mesazh të vështirë, por një mesazh shprese. Ndoshta nuk është mesazhi që njerëzit duan të dëgjojnë. Nuk është me siguri mesazhi që vizitorët do të promovojnë. Është një mesazh që mund të përhapet nga personi në person, dhe do të përhapet sepse është e natyrshme për ta bërë këtë. Por vizitorët dhe ata që kanë rënë nën ndikimin e tyre do të kundërshtojnë një vetëdije të tillë. Nuk duan të shohin një njerëzim të pavarur. Nuk është qëllimi i tyre. Nuk besojnë se është e dobishme. Prandaj, është dëshira jonë e sinqertë që këto ide të konsiderohen pa ankth, por me një mendje serioze dhe një shqetësim të thellë që janë të justifikuara mirë këtu.

Prania jashtëtokësore në botë po rritet. Po rritet çdo ditë, çdo vit. Më shumë njerëz po bien nën bindjen e saj, duke humbur aftësinë e tyre për të ditur, duke u bërë të hutuar dhe të shpërqendruar, duke besuar gjëra që vetëm mund t'i dobësojnë.

Ka shumë njerëz në botë sot, e kuptojmë, që ndjejnë se një ndryshim i madh po vjen për njerëzimin. Të Padukshmit na i kanë thënë këto gjëra. Shumë shkaqe i janë atribuar kësaj ndjenje ndryshimi. Dhe shumë rezultate janë parashikuar. Madje, përveç nëse mund të filloni të kuptoni realitetin që njerëzimi po hyn në një Komunitet të Madh jete inteligjente, ende nuk e keni kontekstin e duhur për të kuptuar fatin e njerëzimit ose ndryshimin e madh që po ndodh në botë.

Nga pikëpamja jonë, njerëzit lindin në kohën e tyre për të shërbyer atë kohë. Ky është një mësim në Spiritualitetin e Komunitetit të Madh, një mësim të cilit ne jemi studentë gjithashtu. Mëson lirinë dhe fuqinë e një qëllimit të përbashkët. I jep autoriet individit që mund të bashkohet me të tjerët – ide të cilat janë rrallë të pranuara ose të adoptuara në Komunitetin e Madh, sepse Komuniteti i Madh nuk është gjendja qiellore. Është një realitet fizik me ashpërsinë e mbijetesës dhe gjithçka që kjo përmban. Të gjitha qëniet brenda këtij realiteti duhet të hahen me këto nevoja dhe probleme. Dhe në këtë drejtim, vizitorët tuaj janë më të ngjeshëm me ju sesa e mendoni. Nuk janë të pakuptueshëm. Kërkojnë të jenë të pakuptueshëm, por mund të kuptohen. E keni fuqinë për ta bërë këtë, por duhet të shihni me sy të qarta. Duhet të shihni me një vizion më të madh dhe të dini me një zgjuarsi më të madhe, të cilat keni mundësinë t’i kultivoni brenda vetes suaj.

Është e nevojshme për ne tani që të flasim më tej për fushën e dytë të ndikimit dhe bindjes sepse kjo ka një rëndësi të madhe, dhe është dëshira jonë e sinqertë që t’i kuptoni këto gjëra dhe t’i merrni në konsideratë për veten tuaj.

Fetë e botës e mbjanë çelsin e devotshmërisë dhe besnikërisë njerëzore, më shumë sesa qeveritë, më shumë sesa çdo institucion tjetër. Kjo flet mirë për njerëzimin, sepse fe të tilla janë shpesh të vështira për t’u gjetur në Komunitetin e Madh. Bota juaj është e pasur në këtë drejtim, por fuqia juaj është gjithashtu aty ku jeni të dobët e të prekshëm. Shumë njerëz duan të jenë të udhëzuar dhe emëruar në mënyrë hyjnore, t’i japin frenat e jetës së tyre dhe të kenë një fuqi shpirtërore më të madhe që t’i drejtojë, t’i këshillojë dhe t’i ruajë. Kjo është një dëshirë e vërtetë, por brenda kontekstit të Komunitetit të Madh, urtësi e konsiderueshme duhet të kultivohet në mënyrë që kjo dëshirë mund të plotësohet. Është shumë e trishtuar për ne për të parë se si njerëzit e dorëzojnë autoritetin e tyre aq lehtë – diçka që askurrë nuk e kanë pasur plotësisht, do t’ia japin me gatishmëri atyre që janë të panjohur për ta.

Ky mesazh është i drejtuar për të prekur njerëzit që kanë një prirje shpirtërore më të madhe. Prandaj, është e nevojshme që të elaborojmë mbi këtë temë. Ne mbështesim një spiritualitet që është i mësuar në Komunitetin e Madh, jo spiritualitetin që është i drejtuar nga kombet, qeveritë ose aleancat politike, por një spiritualitet natyror – aftësinë për të ditur, për të parë dhe për të vepruar. Madje kjo nuk është e theksuar nga vizitorët tuaj. Ata kërkojnë që njerëzit të besojnë që vizitorët janë familja e tyre, që vizitorët janë shtëpia e tyre, që vizitorët janë vëllezërit dhe motrat e tyre, nënat dhe baballarët e tyre. Shumë njerëz duan të besojnë, atëherë ashtu besojnë. Shumë njerëz duan të dorëzojnë autoritetin e tyre personal, atëherë ashtu dorëzohet. Njerëzit duan të shohin miq e shpëtim në vizitorët, atëherë kjo është ajo që i tregohet.

Do të duhet maturi dhe objektivitet të madh për të parë përmes këtyre mashtrimeve dhe këtyre vështirësive. Do të jetë e nevojshme që njerëzit ta bëjnë këtë nëse njerëzimi mund të hyjë në mënyrë të suksesshme në Komunitetin e Madh dhe të mbajë lirinë dhe vetëvendosjen e tij në një mjedis me ndikime të mëdha dhe forca të mëdha. Në këtë mënyrë, bota juaj mund të pushtohet pa qëlluar asnjë fishek, sepse dhuna konsiderohet primitive dhe e vrazhdë dhe përdoret rrallë në punë të tilla.

Ndoshta mund të pyesni “A do të thotë kjo që ka një pushtim të botës sonë?”. Duhet të themi që përgjigjja e kësaj është “po”, një pushtim të llojit më të hollë. Nëse mund t’i konsideroni këto mendime dhe t’i konsideroni seriozisht, do të jeni në gjendje t’i shihni këto gjera për vete. Provat e këtij pushtimit janë kudo. Mund të shihni se si aftësia njerëzore është mbizotëruar nga dëshira për lumturi, paqe dhe siguri, se si vizioni dhe aftësia e njerëzve për të parë është e penguar nga ndikimet, madje edhe brenda kulturave të tyre. Sa më të mëdha këto ndikime do të jenë brenda një mjedisi Komuniteti të Madh.

Ky është mesazhi i vështirë që duhet të paraqesim. Ky është mesazhi që duhet të thuhet, e vërteta që duhet të flitet, e vërteta që është vitale dhe që nuk mund të presë. Është aq e domosdoshme që njerëzit tani të mësojnë një Dije më të madhe, një Urtësi më të madh dhe një Spiritualitet më të madh në mënyrë që mund të gjejnë aftësitë e tyrë të vërteta dhe të jenë në gjendje t’i përdorin në mënyrë efektive.

Liria juaj është në lojë. E ardhmja e botës suaj është në lojë. Është për shkak të kësaj që jemi dërguar këtu për të folur për Aleatët e Njerëzimit. Ka nga ata që e mbajnë Dijen dhe Urtësinë të gjallë dhe që praktikojnë një Spiritualitet të Komunitetit të Madh. Ata nuk udhëtojnë rretth e rrotull, duke ndikuar mbi bota të ndryshme. Nuk marrin njerëz kundër vullnetin e tyre. Nuk vjedhin kafshët dhe bimët tuaja. Nuk kërkojnë të ndikojnë mbi qeveritë tuaja. Nuk kërkojnë të lidhen me njerëzimin për të krijuar një udhëheqje të re këtu. Aleatët tuaj nuk kërkojnë të ndërhyjnë në çështjet njerëzore. Nuk kërkojnë të manipulojnë fatin njerëzor. Vëshgojnë nga larg dhe dërgojnë emisarë si ne, me rrezik të madh për ne, për të dhënë këshillë dhe inkurajim dhe për të qartësuar gjëra kur bëhet e nevojshme. Ne, atëherë, vimë në paqe me një mesazh thelbësor.

Tani duhet të flasim për fushën e katërt në të cilën vizitorët tuaj kërkojnë të vendosen, dhe kjo është nëpërmjet ndërthurjes. Ata nuk mund të jetojnë në mjedisin tuaj. Kanë nevojë për qëndresën tuaj fizike. Kanë nevojë për prirjet tuaja natyrore me botën. Kanë nevojë për aftesitë tuaj riprodhuese. Duan gjithashtu të lidhen me ju sepse e kuptojnë që kjo krijon besnikëri. Kjo, në një mënyrë, e vendos praninë e tyre këtu sepse pasardhësit e një programi të tillë do të kenë lidhje gjaku në botë, por do të kenë besnikëri ndaj vizitorëve. Ndoshta kjo duket e pabesueshme, por është shumë e vërtetë.

Vizitorët nuk janë këtu për të marrë aftësitë tuaja riprodhuese nga ju. Janë këtu për ta vendosur veten. Duan që njerëzimi të besoj në ta dhe t’i shërbej. Duan që njerëzimi të punoj për ta. Do të premtojnë çdo gjë, ofrojnë çdo gjë dhe bëjnë çdo gjë për ta kryer këtë synim. Por megjithëse bindja e tyre është e madhe, numri i tyre është i vogël. Por ndikimi i tyre po rritet dhe programi i tyre i ndërthurjes, i cili ka qenë në rrugë e sipër për shumë dekaka, do të jetë më në fund efektiv. Do të ketë qenie njerëzore me zgjuarsi të madhe, por që nuk e përfaqësojnë familjen njerëzore. Këto gjëra janë të mundshme dhe kanë ndodhur herë të panumërta në Komunitetin e Madh. Keni thjesht për të parë historinë tuaj për të parë ndikimin e kulturës dhe races mbi njera-tjetrën dhe për të parë se sa mbizotëruese dhe ndikuese këto ndërveprime mund të jenë.

Prandaj, ne sjellim me vete lajme të rëndësishme, lajme serioze. Por duhet të merrni zemër, sepse kjo nuk është kohë për ambivalencë. Nuk është kohë për të kërkuar shpëtim. Nuk është kohë për t’u shqetësuar me lumturinë tuaj. Kjo është kohë për të kontribuar në botë, për të përforcuar familjen njerëzore dhe për t’i sjellë përpara këto aftësi natyrore që ekzistojnë në njerëzit – aftësia për të parë, për të ditur, për të vepruar në harmoni me njëri-tjetrin. Këto aftësi mund të kundërshtojnë ndikimin që është ushtruar mbi njerëzimin në këtë kohë, por këto aftësi duhet të rriten dhe të përhapen. Është me rëndësinë më të madhe.

Kjo është këshilla jonë. Vjen me qëllime të mira. Jini të kënaqur që keni aleatë në Komunitetin e Madh, sepse aleatë do t’ju duhen. Po hyni në një univers më të madh, të mbushur me forca dhe ndikime të cilat ende nuk keni mësuar për të kundërshtuar. Po hyni në një panoramë më të madhe jete. Dhe duhet të përgatiteni për këtë. Fjalët tona janë thjesht pjesë e përgatitjes. Një përgatitje po dërgohet në botë tani. Nuk vjen nga ne. Vjen nga Krijuesi i të gjithë jetës. Vjen tamam në kohën e duhur. Sepse kjo është koha për njerëzimin për t’u bërë i fortë dhe i urtë. E keni aftësinë për ta bërë këtë. Dhe ngjarjet dhe rrethanat e jetës suaj krijojnë një nëvojë të madhe për këtë.