Fjalët e fundit

Njerëzimi ndodhet në një fillim të ri. Është i përballuar me një situatë të rëndë. Nevoja për një edukim dhe mirëkuptim të ri është kryesore. Ne jemi këtu për të shërbyer këtë nevojë sipas kërkesës së të Padukshmëve. Ata mbështeten tek ne për të dhënë urtësinë tonë, sepse ne jetojmë në universin fizik, ashtu si ju. Ne nuk jemi qenie engjëllore. Ne nuk jemi perfekt. Ne nuk kemi arritur larëtsi të mëdha vetëdijeje dhe arritjeje shpirtërore. Dhe atëherë, mesazhi ynë rreth Komuniteit të Madh, besojmë se do të jetë më relevant dhe më lehtë i marrë. Të Padukshmit dinë më shumë se ne rreth jetës në univers dhe rreth niveleve të përparimit dhe arritjes që janë në dispozicion dhe të praktikuara në shumë vende. Por na kanë kërkuar të flasim në lidhje me reaalitin e jetës fizike sepse jemi plotësisht të angazhuar aty. Dhe kemi mësuar përmes provave dhe gabimeve tona rëndësinë dhe kuptimin e asaj që po ju japim.

Prandaj, ne vimë si Aleatët e Njerëzimit, sepse ashtu jemi. Jini mirënjohës që keni aleatë që mund t’ju ndihmojnë dhe që mund t’ju edukojnë dhe që mund të mbështesin fuqinë tuaj, lirinë tuaj dhe arritjet tuaja. Sepse pa këtë ndihmë, perspektiva e mbijetesës suaj të infiltimit jashtëtokësor që po përjetoni tani do të ishte shumë e kufizuar. Po, do të kishte disa individë që do të arrinin ta kuptonin situatën ashtu siç në të vërtetë është, por numri i tyre nuk do të ishte mjaft i madh, dhe zërat e tyrat do të ngeleshin të padëgjuar.

Në këtë, ne mund të kërkojmë vetëm për besimin tuaj. Ne shpresojmë që përmes urtësisë së fjalëve tona dhe përmes oportunitetëve do të mësoni kuptimin dhe rëndësinë e tyre, që mund ta fitojmë këtë besim me kalimin e kohës, sepse keni aleatë në Komunitetin e Madh. Keni miqë të mëdhenj matanë kësaj bote që i kanë vuajtur sfidat që po përballoni tani dhe që kanë arritur sukses. Meqë morëm ndihmë, tani duhet të ndihmojmë të tjerë. Kjo është besëlidhja jonë e shenjtë. Është ndaj kësaj që jemi plotësisht të angazhuar.