Brifingu i pestë: Çfarë ata duan

Siç e kemi thënë, ata që po ndërhyjnë në botën tuaj sot duan të fitojnë kontroll të kësaj bote për arsye të qarta dhe për arsye që nuk janë aq të qarta. Ata e shohin botën si një çmim të madh, të pasur në burime, të udhëhequr nga një racë që besojnë të padisiplinuar dhe të padenjë për të qenë kujdestarët e një vendi të tillë të mrekullueshëm. Ata e vlerësojnë botën tuaj gjithashtu, siç e kemi thënë, për shkak të rëndësisë së saj strategjike dhe për shkak të depove të fshehura që ekzistojnë në shumë pjesë të botës.

Por kjo nuk i përgjigjet pyetjes së asaj që vizitorët vërtet duan. Ketu duhet të hapim një derë tjetër në anën e errët të Ndërhyrjes, dhe duke e bërë këtë, t’ju zbulojmë më shumë për natyrën e tregtisë ashtu siç ekziston në këtë pjesë të galaktikës.

Siç e kemi thënë, Ndërhyrja është kryesisht një grup forcash tregtare, jo forcash ushtarake. E shohin botën tuaj për perspektivat e saj, për burimet e saj, për rëndësinë e saj strategjike dhe për thesarët e saj të fshehur. Por atë që duhet të kuptoni në këtë pikë është që ata ju vlerësojnë gjithashtu ju.

Siç e kemi theksuar përmes brifingjeve tona, ata kanë nevojë për ndihmë njerëzore për ta vendosur veten në botën tuaj. Kanë nevojë për infrastrukturën njerëzore. Kanë nevojë për qeverinë dhe fenë njerëzore. Kanë nevojë për ndimën tuaj për të vendosur operacionet e tyre këtu plotësisht dhe në mënyrë të besueshme. Dhe do t’ju japin një pamje të jetës suaj të mëparshme në mënyrë për të mbajtur rregullin dhe besnikërinë njerëzore sa të mirë që të munden. Megjithatë, në mënyrë për ta arritur dhe ta mbajtur këtë, do t’i duhet të vendosin një rrjet shumë të thellë mashtrimi që kemi përshkruar gjatë gjithë kohës.

Këtu duhet të kuptoni që ata ju shohin si një burim gjithashtu. Ata nuk ju konsiderojnë të barabartë. Ata nuk i vlerësojnë fetë tuaja, kulturat tuaja ose zakonet tuaja. Ata ju shohin kryesisht si një nga burimet e botës. Ashtu, ata kërkojnë të përfitojnë nga ju në të gjitha mënyrat që munden që konsiderojnë të dobishme dhe të vlefshme për interesat e tyre.

Ata ju konsiderojnë si një burim biologjik, pjesë të një rrjeti burimesh që ekziston brenda kësaj bote.

Për ata, ju jeni një aset potencial. Si një aset, jeni të vlerësuar vetëm në atë që keni vlerë për ta, si mund t’i ndihmoni dhe në atë që mund të keni vlerë si një entitet dhe si një burim në vetvete. Duhet të ndaleni për të marrë parasysh atë që kjo vërtet do të thotë. Do të thotë që ata ju konsiderojnë si burim biologjik, pjesë të një rrjeti burimesh që ekziston brenda kësaj bote. Në këtë, ata ju shohin në të njëjtën mënyrë se si ju i shihni kafshët e zbutura që përdorni si burim. I përdorni këto kafshë për arsye të ndryshme, e kuptojmë. Dhe kjo është e zakonshme në Komunitetin e Madh në botët ku kafshë të tilla mund të përdoren si burim ushqimi. E kuptojmë që përdorni kafshët tuaja në shumë mënyra të ndryshme, për të siguruar shumë lloj të ndryshme përfitimesh, substancash e kështu me radhë. Kjo është mënyra se si i shfaqeni atyre që po vizitojnë botën tuaj, Ndërhyrjes. Ata nuk ju konsiderojnë të barabartë. Ata ju konsiderojnë burim të tyre.

Atë që ndoshta nuk kuptoni është që çdo vit me mijëra njerëz merren dhe nuk kthehen në botë. Këta njerëz nuk janë thjesht kushtëzuar. Ata mbahen. Disa prej tyre vdesin në robëri. Disa prej tyre nuk i mbijetojnë procesit të kapjes së tyre. Disa sëmuren dhe vdesin. Ata që nuk mund të mbijetojnë dhe që shihen ende si të dobishëm për Ndërhyrjen përdoren si burim biologjik. Kjo do të thotë që gjaku i tyre, pjesët e trupit të tyre, gjithçka përdoret sipas vlerës së saj në Komunitetit të Madh. Në Komunitetin e Madh, burimet biologjike si gjaku, plazma, ADN-ja, palca e kockave, lëkura dhe organet e trupit, mund të përdoren për substancat e tyre kimike. Nga këto bëhen ilaçe. Nga këto krijohen forma të reja jete. Këto substanca janë mallra të vlefshme në disa pjesë të Komunitetit të Madh.

Nëse ata që kapen dhe nuk kthehen mbijetojnë, përdoren për qëllime të tjera. Nëse Ndërhyrja fiton kontroll të plotë të botës suaj, shumë njerëz që konsiderohen të padëshirueshëm ose që nuk përshtaten në modelet shoqërore të vendosura nga Ndërhyrja, do të përdoren si burime biologjike në këtë mënyrë.

Ndoshta kjo është tronditëse, por mund ta kuptoni sepse kjo është mënyra se si i trajtoni kafshët tuaja si burime biologjike – për t’u përdorur për ushqim, për veshje, për ilaçe, për karburant. Në Komunitetin e Madh, burimet biologjike janë shumë të vlefshme sepse mund të përdoren dhe ndryshohen për qëllime të ndryshme, siç e kemi përmendur – për qëllime mjekësore, për qëllime të mbështetjes së jetës dhe për mbarështimin dhe gjenerimin e specieve të rëja.

Kjo është arsyeja pse shumë nga kafshët tuaja merren. Nuk merren thjesht për të dhënë produkte gjaku për programin e ndërthurrjes. Merren sepse këto produkte gjaku vetë janë shumë të vlefshme dhe mund të tregtohen në mënyrë të suksesshme.

Në Komunitetin e Madh, burimet biologjike si gjaku, plazma, ADN-ja, palca e kockave, lëkura dhe organet e trupit mund të përdoren për substancat e tyre kimike. Nga këto, bëhen ilaçe.

Në shoqëritë teknologjike si Kolektivet, burimet biologjike janë jashtëzakonisht të vlefshme dhe të vështira për t’u gjetur në Komunitetin e Madh. Siç e kemi thënë në mënyrë të përsëritur, bota juaj shihet si një depo biologjike. Atëherë, ndërsa vizitorët duan burimet minerale të botës, ata duan gjithashtu gjëra që janë shumë më thelbësore për nevojat e jetës. Kanë nevojë për ujë. Kanë nevojë për oksigjen. Kanë nevojë për gjak. Kanë nevojë për faktorët e rezistencës në gjak. Kanë nevojë për plazma. Kanë nevojë për elementët biologjik që përbëjnë jetën dhe që janë thelbësor për jetën kudo.

Kjo do të thotë që ata kanë nevojë për ju si burim biologjik. Është diçka që të konsiderosh që bota juaj do të përdoret për të shërbyer fuqi të tjera. Por ideja që ju do të përdoreni për të shërbyer fuqi të tjera është krejtësisht diçka tjetër dhe përfaqëson një shkelje të mëtejshme të të drejtave tuaja themelore.

Kjo sigurisht është plotësisht e fshehur nga agjenda e tyre publike. Ata që bindin që të bëhen përkrahësit e tyre dhe përfqësuesit e tyre nuk do t’i thuhen kurrë këto gjëra. Pjesë e Programit të tyre të Pacifikimit është që t’ju sigurojnë që ata janë këtu për të mirën tuaj, për shpengimin tuaj dhe për ruajtjen e botës. Por siç e kemi thënë aq shpesh, është ruajtja e botës për nevojat e tyre. Bimët, kafshët, atmosfera e ajrisshme dhe uji janë të gjitha burime për t’u përdorur dhe janë të vlefshme në vetvete, si dhe pasuria minerale që ekziston në botë. Por pjesa që mungon në të gjithë këtë është roli juaj si burim biologjik. Kjo është mënyra se si Ndërhyrja ju sheh, si burim. Kjo sigurisht nuk do t’i zbulohet atyre që po pacifikohen ose atyre që mund të qendrojnë si përfaqësues dhe apologjetët për Ndërhyrjen. Por kjo është shumë e vërtetë.

Mund ta pyesni veten, ku kanë vajtur të gjithë ata njerëzit e ikur që janë zhdukur dhe që nuk janë kthyer. Mund ta pyesni këtë. A ikën të gjithë? Disa vërtet ishin viktimat e dhunës njerëzore. Disa vërtet u largohen. Por ne po flasim për shumë njerëz anembanë botës që janë zhdukur, pa gjurmë, pa të dhëna. E dimë këtë nga studimi i transmiteve të qeverive tuaja. E dimë këtë nga ajo që të Padukshmit na kanë thënë. Dhe e dimë këtë sepse kjo është e dukshme në ndërhyrjet e Kolektiveve në botët e tjera. Disi, në mënyrë misterioze, individët fillojnë të zhduken në fazat e hershme të këtyre Ndërhyrjeve. Dhe njerëzit që e kuptojnë që këto zhdukje po ndodhin do të mendojnë që është për shkak të rrethanave normale por fatkeqe brenda kulturave të tyre. Do të shpjegohet në këtë mënyrë.

Këtu duhet të mendoni për mirëqenien tuaj dhe për mirëqenien e familjes suaj, fëmijëve tuaj, miqëve tuaj dhe të njohurve tuaj, me siguri. Dhe matanë kësaj, duhet të mendoni për mirëqenien e të gjithë botës suaj dhe sigurimin e jetës njerëzore. Si burim do të përdoreni, dhe kur dobia juaj do të ketë mbaruar, do të hidheni poshtë. Kjo është mënyra si burimet përdoren. Disa ruhen. Disa përdoren. Të njëjtën mënyrë se si përdorni burime në jetën tuaj të përditshme.

Atë që mendoni si shpirti njerëzor, shpirti i njerëzimit, nuk është i vlerësuar nga Ndërhyrja. Kjo shkelje është aq e plotë, që tashmë po ndodh në të gjitha manifestimet e saj. Shikoni në këtë çështje dhe mendoni për vete. Dhe do të shihni për vete. Po ju japim perspektivën për të parë nga jashtë brenda. Kjo ju jep një pikëpamje objektive të rrethanave të botës suaj dhe të forcave që po veprojnë në të.

Siç e kemi përmendur në serinë tonë të parë të fjalimeve, nëse Ndërhyrja merr kontroll të plotë dhe një okupim mund të vendoset këtu plotësisht, atëherë popullsia njerëzore do të reduktohet në një klasë punëtore efikase. Si do të kryhet kjo pa prodhuar zemërim dhe revolucion ndër populatës njerëzore? Do të kryhet përmes zhdukjes së njerëzve. Do të kryhet me izolimin e atyre që konsiderohen si jo-bashkëpunues ose mospajtues. Ata do të merren, për mos t’u parë më. Dhe ndërsa do të ketë një dukje normaliteti në çështjet njerëzore, matanë skanave gjithçka do të ketë ndryshuar dhe do të drejtohet nga një seri të ndryshme fuqish.

Ndoshta kjo është tronditëse, por mund ta kuptoni, sepse kjo është mënyra se si i trajtoni kafshët tuaja - për t'i përdorur për ushqim, për veshje, për ilaçe, për karburant.

Shpresohet nga Kolektivet që kjo mund të kryet për sa më gjatë dhe që një revolucion nuk do të fillojë, sepse kjo do të jetë shumë e kushtueshme për përpjekjet e tyre. Dhe shumë e kushtueshme për njerëzimin gjithashtu. Vizitorët janë këtu për të bërë biznes. Duart tuaja. Sytë tuaja. Organet tuaja riprodhuese. Gjaku juaj. Plazma juaj. Biokimia juaj. Kjo është e gjithë pjesë e biznesit të tyre. Për ata, jeni si bagti inteligjente – e dobishme, interesante dhe e rëndësishme nga ana tregtare.

Në fillim, ata do t’ju trajtojnë me respekt, ata prej jush që mund t’i hasin ballë për ballë, por nuk do t’ju japin asnjë fuqi. Ata nuk do t’ju japin zgjedhje. Ata vetëm do të mundohen t’ju bindin për urtësinë e mënyrave të tyre dhe nevojshmërinë e pranisë së tyre në botë. Dhe nëse refuzoni dhe nëse rezistoni, ata do ta bëjnë jetën të vështirë për ju, ose do t’ju hedhin poshtë për përdorim të mëvonshëm.

Disa nga ata, e kuptojmë, që nuk u kthyen në botë ishin nga ata që luftuan kundër tyre dhe u eliminuan si rezultat. Si i dimë këto gjëra? I dimë sepse i kuptojmë Kolektivet. E kuptojmë tregtinë e tyre të ligjshme, dhe e kuptojmë tregtinë e tyre të paligjshme. Ata duan të përdorin çdo pjesë të botës suaj. Ashtu siç dëshironi të përdorni çdo pjesë të lopës, deles ose çdo lloj kafshe tjetër të zbutur që krijoni për qëllimet tuaja.

Si e dimë që po i bëjnë këto gjëra në botën tuaj? E dimë sepse po monitorojmë komunikimet e tyre. Përndryshe nuk mund të vëzhgonim plotësisht aktivitetet e tyre dhe të kuptonim natyrën e përfshirjes së tyre këtu. Është jashtëzakonisht e ngjashme me përfshirjen e tyre në botë të tjera emergjente. Atë që nuk mund ta shohim, të Padukshmit na e kanë zbuluar.

E dimë nga transmitimet e tyre, komunikimet e tyre me bazat e tyre brenda botës dhe satelitet e tyre matanë botës, që shumë nga “mostrat” e tyre, siç ju referojnë juve, ose kanë vdekur, ose janë dashur të përdoren për arsye të tjera. Megjithatë, e dimë nga transmitimet e tyre tokësore që shumë njerëz po zhduken. Atëherë nuk është e vështirë për ne për të parë lidhjen.

Në përpjekjet e tyre për të krijuar një udhëheqje të re për njerëzimin, një qenie të hibridizuar, ata kanë nevojë për të gjitha burimet biologjike që po përshkruajmë.

Atë për të cilën ne po flasim është pjesa më e fshehur dhe sekrete të agjendës së tyre, pjesa që kurrë nuk do t’ju zbulojnë vullnetarisht, pjesa që mund mos të shikoni kurrë pa ndihmë të madhe. Kjo është më e sekreta nga aktivitetet e tyre. I shesin produktet biologjike në atë që mund të quanit një “treg të zi” në univers. Por vlera e këtyre produkteve dhe kërkesa për to është vërtet domethënëse.

Në shumicën e vendeve ku tregtia është vendosur, si në afërsinë tuaj, tregti e tillë është e paligjshme, sepse konsiderohet të jetë moralisht dhe etikisht e dënueshme. Por me aq shumë shoqëri teknologjike që ndodhen në univers dhe burimet biologjike të tilla si në botën tuaj të ralla ashtu siç janë, kërkesa për këto elemente thelbësore është në të vërtetë e konsiderueshme.

Shumica e kombeve të përparuara teknologjikisht i kanë tejkaluar burimet biologjike të botës së tyre, në masën që duhet t’i gjejnë ato diku tjetër, dhe duhet të tregtojnë dhe shkëmbejnë për to si një nga përpjekjet e tyre kryesore. Këto nuk janë thjesht produkte ushqimore, minerale, metale dhe elemente të tillë si këto. Është gjithashtu nevoja për produkte biologjike siç e kemi përshkruar, të cilat janë të bollshme në botën tuaj dhe janë të bollshme brenda familjes njerëzore.

Atëherë kur dikush pyet: “Çfarë ata duan?”, përgjigja e duhur është: “Ata duan botën tuaj dhe burimet e saj. Dhe ju duan ju dhe burimet tuaja.” Siç e kemi thënë, kjo është më e fshehura nga agjendat e tyre. Por është e nevojshme që ta dini sepse kjo e bën shkeljen të plotë.

Vizitorët nuk e “urrejnë” njerëzimin. Nuk janë mizor dhe vrasës në kuptimin që mund ta mendoni. Ju shohin thjesht si një burim në mënyrën që shihni kafshët tuaja si burim. Për ta, megjithëse keni zgjuarsi, ata konsiderojnë se jeni kaotikisht të papërmbajtur dhe të padisiplinuar dhe nuk i kuptojnë motivimet tuaja më të thella. E shohin teknologjinë tuaj si në një fazë relativisht adoleshente dhe i shohin sjelljet tuaja destruktive me shqetësim, ankth dhe neveri. Duke qenë pa Dije, themeli shpirtëror, ata nuk e shohin që ajo që po ushtrojnë mbi botën tuaj është etikisht ose moralisht e dënueshme. Është thjesht një oportunitet për të plotesur nevojat e tyre praktike.

Siç e kemi thënë, ata kërkojnë ta sjellin njerëzimin në Kolektivet e tyre, por kjo është thjesht një pjesë e zgjedhur të popullatës suaj. Dhe këtu nuk do të jeni në nivelet e larta të hierarkisë së tyre. Për të gjithë njerëzit e tjerë në botë, çfarë do t’i ndodhë atyre nëse Ndërhyrja është e plotë, nëse sundimi mund të vendoset plotësisht?

Në shoqëritë teknologjike si Kolektivet, burimet biologjike janë jashtëzakonisht të vlefshme dhe të vështira për t'u gjetur në Komunitetin e Madh.

Kemi qenë ngurrës për t’ju treguar disa gjëra sepse nuk duam ta humbim vëmendjen tuaj. Nuk duam që të ktheheni në mohim, duke menduar që nuk mund t’i përballoni këto gjëra. Atëherë jemi munduar për të qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në mënyrën në të cilën e kemi prezantuar situatën. Por pavarësisht nga kjo, ka disa gjëra që duhet të dini dhe që nuk mund të shihni me lehtësi nga pika juaj e vrojtimit. Kemi pasur për t’i mësuar këto realitetet vetë megjithëse kemi pasur ndihmë të tillë si kjo që po ju japim. Por natyra e dënueshme e Kolektiveve dhe mungesa e tyre e moralitetit dhe etikës është diçka që kemi pasur për të përballuar. Kjo është arsyeja pse i shmangemi Kolektiveve në botët tona, në të cilat nuk mund të futen.

Ka shumë kombe në univers që kanë krijuar aleanca për ta mbrojtur veten nga Kolektive të tilla si këto, sidomos në zonat e banuara mirë të galaktikës. Kjo është arsyeja pse shumë nga aktivitetet e Kolektiveve janë të qeverisura nga sindikatat dhe fuqitë dhe autoritet qeverisëse rajonale. Ato mbahen nën kontroll nga shumë forca të tjera që nuk duan të bien nën bindjen e tyre ose kontrollin e tyre. Edhe shumë nga partnerët e tyre tregtarë i shohin me ankth. Dhe edhe nëse janë të detyruar për t’u angazhuar në tregti me Kolektivet, duhet ta mbrojnë veten nga ndikimi i Kolektiveve.

Burimet janë të çmuara në univers – burimet minerale, burimet ujore, burimet biologjike, burimet ushqimore. Shoqëritë e gjera teknologjike si Kolektivet kanë një nevojë të jashtëzakonshme për burime për mirëmbatjen e tyre. Tregtia e tyre bazohet në përvetësimin e këtyre gjërave dhe në eksplorimin e burimeve të reja. Kjo sigurisht i bën të interesuar kryesisht në botët emergjente si e juaja, që po hyjnë në rajone ku kanë ndikim dhe fuqi.

Merrini parasysh fjalët tona. Tani do t’ju tregojmë atë që duhet të bëni.

Shumë kombe përparuese teknologjikisht i kanë tejkaluar burimet biologjike të botës së tyre në masën që duhet t'i gjejnë diku tjetër.