Brifingu i gjashtë: Një thirrje për të vepruar

Ka qenë misioni ynë që të vëzhgojmë Ndërhyrjen jashtëtokësore në botë sot dhe për t’ju dhënë komentet dhe perspektivën tonë. Është një punë e vështirë dhe një mesazh i vështirë. I kuptojmë problemet që njerëzit mund të kenë në marrjen e këtij mesazhi. Mund të vënë në pyetje metodën tonë të komunikimit. Mund të vënë në pyetje, me siguri, realitetin dhe identitetin tonë dhe besueshmërinë të fjalëve tona. Mund të vënë në pyetje realitetin që përfaqësojmë. Dhe ndoshta joshja për t’i mohuar këto gjëra do të jetë e madhe për disa njerëz.

Madje, ajo që do t’ju lejojë vërtet të dëgjoni fjalët tona dhe të dalloni vertetësinë e tyre do të jetë aftësia juaj për t’u përgjigjur me njohjen e thellë brenda jush. Gjatë fjalimeve tona, i jemi referuar realitetit të Dijes, Zgjuarsia Shpirtërore që jeton brenda jush. Kemi folur për rëndësinë e saj qendrore në përgatitjen tuaj për Komunitetin e Madh. Kemi folur për të si fuqia e vërtetë që ju lejon të shihni matanë të gjitha mashtrimeve dhe manipulimeve të Ndërhyrjes. Kemi folur për të si fuqia e qenësishme që Kolektivet nuk përdorin dhe nuk dallojnë – Dijen. Kjo Dije nuk është si një fuqi ushtarake. Nuk është diçka që mund të përdorni për të fituar gjëra me forcë ose për të mbizotëruar ose sunduar të tjerët. Është Zgjuarsia Shpirtërore e madhe që ndani me Krijuesin.

Njerëzimi ka një sfidë të madhe para vetes dhe po përballon një rrezik të madh në hyrjen e tij në Komunitetin e Madh. Prandaj, është e nevojshme që të gjeni fuqinë që do t’ju lejojë të bashkoni popujt tuaj dhe të merrni vendin tuaj në Komunitetin e Madh si një racë e lirë dhe e vetëvendosur. Kjo fuqi duhet të vijë nga brenda njerëzve dhe duhet të përforcohet nga forcat e mëdha për të mirën që ekzistojnë brenda botës suaj si dhe në Komunitetin e Madh.

Do të ketë ndoshta njerëz që do t’i hedhin poshtë fjalët tona dhe që do të hedhin poshtë atë që përfaqësojmë tërësisht. Mund të kenë preferencat e tyre në këtë çështje. Mund të kenë frikën dhe ndjenjën e tyre të papërshtatshmërisë. Ndoshta kanë tashmë rënë pre të bindjeve të Ndërhyrjes dhe nuk dëshirojnë të konsiderojnë që mund të jenë në gabim. Ndoshta janë thjesht shumë të frikësuar për të përballuar këtë sfidë të madhe. Ndoshta do të duan të shpëtojnë në shqetësimet dhe preokupimet e tyre personale. Por ajo që po thërritet vërtet këtu është fuqia dhe prania e kësaj zgjuarsie shpirtërore që ne quajmë Dije, e cila ëshë burimi i ndërgjegjesë suaj të vërtetë. Madje ajo që ndoshta nuk kuptoni është që kjo është pikërisht burimi dhe lidhja e të gjithë spiritualitetit në univers. Shprehja e spiritualitetit dhe ritualet e spiritualitetit, Mësuesët dhe emisarët e mëdhenj të spiritualitetit janë tepër të shumët për të numëruar në univers. Filozofitë dhe metodologjitë janë të veçanta për kulturat dhe historitë e tyre. Por në qendër është kjo fuqi misterioze dhe e thellë që ju lejon të shihni, të dini dhe të veproni në harmoni me Krijuesin e të gjithë jetës.

Me siguri, prania jonë dhe fjalët tona mund të hidhen poshtë dhe të mohohen. Por me Dijen, ky nuk do të jetë rasti. Sepse jemi të sigurt që po paraqesim të vërtetën sa më mirë që të mundemi. Aleatët tuaj nga jashtë na kanë dërguar në një mision në shërbim të madh të njerëzimit. Integriteti i misionit tonë dhe të prezantimit tonë është i vërtetë dhe i mirëfilltë. Nuk është thjesht një çështje perspektive ose perceptimi.

Duhet të mbështetemi në Fuqinë Shpirtërore brenda jush, lexuesi dhe marrësi i mesazhit tonë. Sepse në të vërtetë, po zbulojmë më shumë sesa fjalët tona mund të përcjellin. Po zbulojmë një realitet të tërë jete në univers. Po ia hapim derën mistereve të mëdha që njerëzimi ende nuk ka depërtuar, dhe në disa raste as konsideruar.

Megjithëse jemi shumë të ndryshëm nga ju, dhe megjithëse e praktikojmë spiritualitetin tonë në mënyra që janë të veçanta për ne dhe që nuk mund të jenë të përshtatshme për ju, ajo që theksojmë është krejtësisht thelbësore për qenien tuaj, për natyrën tuaj dhe për realitetin tuaj.

Dija nuk është thjesht një potencial që jeton brenda jush. Është elementi më thelbësor që mund të sigurojë lirinë tuaj dhe ta ruajë, tani si dhe në të ardhmen. Ekziston liria për të jetuar sipas ndërgjegjes suaj, dhe ekziston edhe liria për të gjetur Dijen brenda vetes suaj. Përveç nëse e keni lirinë e parë, do të jetë shumë më e vështirë për të gjetur të dytën. Së pari duhet të mbijetoni dhe të ngeleni të lirë, dhe atëherë mundësia është aty për ju për të fituar akses te Zgjuarsia Shpirtërore më e madh që jeton brenda jush. Të gjesh këtë liri dhe këtë Dije ju jep depërtim në realitetin dhe kuptimin e jetës në univers. Kjo ju jep shpresë të madhe, dhe duhet të theksojmë atë që ju jep këtë shpresë të madhe – Dija, liria, fuqia. Këto janë gjërat që duhet të kultivoni tani.

Në të ardhmen, ndryshimet midis jush si qenie njerëzore do të bëhen gjithnjë e më pak të rëndësishme. Dy gjëra do t’i vënë në hije. E para do të jenë forcat nga Komuniteti i Madh, të cilat do të sfidojnë të drejtën tuaj themelore për të qenë në botë si një racë e lirë. Kjo ju vendos të gjithë në të njëjtën varkë. E dyta do të jetë realiteti i Dijes brenda jush, e cila do të kërkojë t’ju bashkojë me të tjerët në mënyrë për t’ju dhënë këtë Dije, këtë liri dhe këtë fuqi. Të zbuloni këtë Dije nuk është thjesht një opsion dhe jo thjesht qëllimi i individëve të jashtëzakonshëm. Përfaqëson thelbin e mundimit tuaj për liri.

Ne duhet të mbështetemi mbi këtë Fuqi Shpirtërore brenda jush, lexuesi dhe marrësi i masazhit tonë. Sepse në të vërtetë, ne po zbulojmë më shumë sesa fjalët tona mund të shprehin. Ne po zbulojmë një realitet të tërë jete në univers.

Dija do t’jau zbulojë këtë dhe do të konfirmojë fjalët tona. Matanë preferencave dhe besimeve tuaja, kjo është me siguri e vërtetë. Kemi besim këtu, sepse ky është vendi ku e vendosim besimin tonë, në mirësinë thelbësore dhe në urtësinë e mundshme që ndodhet brenda familjes njerëzore. Përndryshe, përpjekja jonë e madhe për të tingëlluar alarmin dhe për të sjellë një ndërgjegje Komuniteti të Madh në botë do të dështojë. Nuk do të ketë efekt këtu. Ky dështim ka pasoja të mëdha, sepse njerëzimi ende nuk e kupton telashin e vetë, as nuk e kupton gjënë mbi të cilën duhet të mbështetet në mënyrë për të arritur sukses. Kreatori dëshiron që njerëzimi të jetë një racë e lirë në univers, por varet nga ju. Varet nga ajo që zgjidhni të besoni, ajo që zgjidhni të bëni dhe ajo që zgjidhni të theksoni.

Ndërhyrja është shumë e fshehtë dhe shumë klandestine. Vetëm ata që janë ndikuar nga ajo drejtpërdrejt ose që janë kontaktuar drejtpërdrejt janë të vetëdijshëm për praninë e saj, dhe ata janë subjekt bindjeje dhe manipulimi të konsiderueshëm, siç e kemi përshkruar. Prandaj, kush është në pozitë për të ditur vërtet me pëlqimin e tyre? Ne sjellim një pikëpamje që nuk mund të kishit përndryshe. Ne sjellim depërtim në lidhje me jetën në Komunitetin e Madh ku nuk keni akses përndryshe. Dhe i japim dëshmi atyre prej jush që kanë filluar t’i ndjejnë këto gjëra brenda tyre. Mesazhi ynë shërben si konfirmim të këtyre depërtimeve më të thella. Por pyetjet ngelen, a mund të dini atë që dini, a mund të ndiqni atë që dini dhe a mund të përgjigjeni nga kjo pjesa juaj më e thellë dhe ta ndani atë me njerëzit e tjerë?

Së shpejti do të na duhet të ikim nga afërsia e botës suaj, sepse ndërsa seria e parë e fjalimeve tona u zbulua, Ndërhyrja u bë e vetëdijshëm për praninë tonë dhe filloi një kërkim të plotë dhe të vendosur për ne. Duhet të shpëtojmë para se kjo të ndodhë, dhe edhe këtu ikja jonë përmban rreziqe të mëdha për në. Largimi ynë nuk do të shkojë pa u vënë re. Dhe do të ketë përpjekje për të na ndjekur dhe për të na gjetur kudo që të shkojmë. Nuk mund të kthehemi në botët tona sepse kjo do të çonte në zbulimin e tyre. Duhet të kërkojmë fshehje në një distancë më të madhe. Nga ky pozicion, nuk do të jemi në gjendje të dëshmojmë aktivitetet në rrugë e sipër të Ndërhyrjes.

Prandaj, në dy seritë e para të Brifingjeve, duhet t’ju japim gjithçka që ju duhet për të vazhduar vetë. Megjithatë, ndihma jonë si vëzhgues do të vijë së shpejti në fund. Edhe ndërsa po i paraqesim këto fjalë, po përgatitemi për të ikur. Prandaj, po komunikojmë me nxitim të madh dhe me një ndjenjë urgjence. Megjithatë mund ta pyesim veten, kush mund të na dëgjojë vërtet dhe ta marrë në zemër atë që po themi? Dhe kush do të veprojë sipas këtyre fjalëve me bindjen e tyre të brendshme? Ne nuk jemi këtu për t’ju drejtuar ose për të qenë udheheqësit e njerëzimit. Njerëzimi duhet të ketë udhëheqësit e vet. Madje, kush do ta marrë këtë mantël përgjegjësie? Kush do ta ketë bindjen e brendshme? Kush është mjaft i fortë me Dijen për të parë, për të ditur dhe pët të ndjerë realitetin që po përfaqësojmë në pikën ku mund të marrin veprime dhe të fillojnë të flasin kundër Ndërhyrjes?

Ne nuk mund t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve. Vetëm ju mund t’i përgjigjeni. Ne mund t’ju japim një pamje të shkurtër të jetës në univers dhe një kuptueshmëri thelbësore të natyrës dhe aktiviteve të Ndërhyrjes dhe të atyre që po ndërhyrjnë këtu. Megjithatë, nuk mund t’i përgjigjemi të gjitha pyetjeve dhe në të vërtetë nuk janë përgjigje që keni nevojë aq sa bindjën e brendshme për të parë, për të ditur dhe për të vepruar. Dëshira jonë më e madhe është që mund ta stimulojmë atë brenda mjaft njerëz në mënyrë që një lëvizje mund të ngrihet për të kundërshtuar Ndërhyrjen dhe për të demonstruar pakënaqësinë e njerëzimit me mysafirët e tij të paftuar. Ky do të ishte një fillim i dobishëm. Por është vetëm një fillim, sepse duhet të ketë një vetëdije të realitetit të Komunitetit të Madh. Dhe duhet të ketë një kuptueshmëri të khjelltë dhe të thellë të asaj që njerëzimi duhet të bëjë në mënyrë për të siguruar lirinë e tij dhe mirëqenien e tij në këtë arenë më të gjerë dhe shumë më komplekse jete inteligjente.

Ka qenë dëshira jonë për mos të hedhur një spektër të errët ose të frikshëm për jetën në univers, sepse në të vërtetë ka shumë krijime të mrekullushme, dhe ka shumë shoqëri që kanë arritur gjendja shumë të larta vetëdijeje. Megjithatë, kjo ngelet gjithmonë pakica e manifestimeve të jetës inteligjente përmes kësaj galaktike në masën që jemi në dijeni, dhe kemi takuar shumë të tjerë që kanë parë gjëra që nuk kemi parë kurrë.

Në mënyrë për njerëzimin për të hyrë në këtë panoramë të re jete, duhet të keni një orientim në lidhje me atë që ekziston aty dhe çfarë të prisni dhe si të funksiononi dhe të silleni. Askush në botë nuk është i përgatitur për t’ju dhënë këtë këshillë, sepse si mund të dinë? Duhen aletët tuaj, Aleatët e Njerëzimit, për t’ju dhënë këtë perspektivë dhe këtë orientim. Përndryshe, do të ndiheshit vetëm dhe aq të prekshëm që do të humbisnit zemër dhe do t’i kapitullonit bindjes së atyre që kërkojnë të fitojnë kontroll mbi ju dhe të botës suaj.

Tani ne do të donim të thonim diçka për individin që po merr këtë komunikim. Marshall Vian Summers nuk është thjesht një burrë që është zgjedhur pa dashur për një punë të madhe. Ai është dërguar në botë për këtë qëllim. Ai është një burrë që është dërguar me një mision Hyjnor, për të ndihmuar për të përgatitur njerëzimin për hasjen e tij me Komunitetin e Madh dhe për të përfaqësuar Mësimin e Komunitetit të Madh në botë, një mësim në Udhën e Dijes së Komunitetit të Madh.

Shumë vite më parë, pati një përpjekje nga ana jonë për ta arritur atë drejtpërdrejt. Ai u thirr në një zonë malore dhe u përgatit për kontaktin me ne. Disa anëtarë të grupit tonë e bënë këtë udhëtim të rrezikshëm në këtë botë, por fatkeqësisht misioni i tyre nuk u plotësua kurrë. Pasi u zbuluan nga Ndërhyrja, patën për ta shkatërruar veten dhe anijen e tyre, duke mos lënë asnjë provë të pranisë sonë në botë. Kjo shënoi një dështim të madh. Dhe humbjen e katër individëve shumë të çmuar. Kemi mbetur vetëm pesë prej nesh tani. Dhe po përballojmë rrezik të madh përsëri.

Përgatitja për kontaktin tonë me këtë individ ka qenë e gjatë dhe me shumë vonesa. Së pari, atij ju desh të bëhej një marrës i Mësimit të Komunitetit të Madh. I duhej të bëhej studenti i tij i parë. Pastaj i duhej të merrte një pozicion nga i cili ai mund të përfaqësonte këtë prag të madh kuptueshmërie për njerëzimin. Disa njerëz u thirrën për ta ndihmuar, nga të cilët jo të gjithë ishin në gjendje për ta bërë. Shumë nga këto vonesat, të cilat ishin për pjesën më të madhe matanë kontrollit të tij, e vonuan prezantimin tonë. Kjo është arsyeja pse jemi vonë për të dhënë fjalimet tona dhe brifingjet tona.

Ka qenë një sfidë shumë e madhe për këtë individ për të marrë dhe për të pranuar një përgjegjësi të tillë. Ai nuk kërkoi për të. Megjithatë ka lindur me të. Dhe me të gjitha vonesat, shansi për sukses është bërë më shumë një shqetësim për ne. Kjo është arsyeja pse në këtë kohë ne duhet të flasim me theks të madh. Dhe duhet ta përsërisim mesazhin tonë thelbësor në mënyrë për të qenë të sigurt që dëgjohet dhe kuptohet.

Çdo muaj dhe çdo vit tani është i çmuar. Çdo muaj dhe çdo vit që njerëzimi ngelet i papërgatitur për Komunitetin e Madh, situata bëhet më e vështirë dhe më e rëndë. Kemi pasur për të lëvizur dy herë pozicionin tonë në sistemin tuaj diellor. Nuk mund t’ju tregojmë më shumë, sepse nuk duam t’i japim prova të pranisë sonë kundërshtarëve tuaj.

Në historitë tona, për ata që ngelen, ishte po aq e vështirë për t’i paraqitur një mesazh shumë të ngjashëm kulturave tona. U hasëm me mosbesim, tallje, tronditje. Ideja që botët tona mund të ndërhyheshin nga forca që nuk ishin miqësore ndaj nesh ishte diçka për të cilën racat tona ishin plotësisht të papërgatitura. Besonim, ashtu si ju, duke jetuar në një gjendje izolimi, që ishim të privilegjuar dhe kishim hiret e fuqive Hyjnore. Vetëm mund të supozonim që vizitat fillestare, që ushtroheshin aq fshehurazi si në botën tuaj, ishin për një dobi të madhe. Ky ishte supozimi ynë. Ishte vetëm kur një grup ashtu si ne u mblodh dhe këshilloi disa individë në botët tona respektive për të dorëzuar një paralajmërim dhe një vetëdije që përgatitja e vërtetë mund të fillonte.

Megjithatë duhet të ngelemi të theksuar në sigurimin tonë që ka gjithmonë kohë për njerëzimin për të kundërshtuar dhe të ndaluar Ndërhyrjen. Megjithatë, në mënyrë që kjo të ndodhë, ky individ duhet të njihet dhe të ndimohet. Duhet të flisni vetë në emër të këtij mesazhi që po japim, dhe duhet ta ndihmoni atë që të flasë në emër të tij. Ai ka shumë pak mbështetje në botë. Ka pengesa të mëdha. Ndërhyrja është në dijeni të tij dhe madje edhe në këtë moment kërkon ta pengoj atë.

Ky mesazh që po ju përcjellim i është besuar këtij individi për t’ju dorëzuar në një form të pastër, një form sa më e pastër që mund të arrihet. Kemi besim që ai ka qenë në gjendje ta bëj këtë. I është dhënë gjithashtu Mësimi i Komunitetit të Madh, i cili është e vetmja përgatitje në botë për t’i përgatitur njerëzit në Udhën e Dijes të Komunitetit të Madh.

Jemi shumë të nderuar për të qenë në gjendje të paraqesim këtë informacion. Dhe na vjen keq për vonesat e shumta që na kanë parandaluar për ta dhënë në një kohë të mëparshme. Po punojmë kundër forca të fuqishme, dhe duhet të presim për gatishmërinë e atyre që mund të na marrin dhe që mund të mbjellin farat që po paraqesim këtu në këto Brifingje.

Kemi dhënë atë që ndjejmë se është thelbësore për mirëqenien tuaj dhe për mbijetesën tuaj. Kemi lënë jashtë shumë gjëra të tjera që ndoshta do të gjenit shumë magjepse, por që nuk janë qendrore për nevojat tuaja. Dhe në të vërtetë shumë detaje thjesht do ta bënin komunikimin tonë të dukej më shumë të pashpjegueshëm.

Ne flasim në emër të aleatëve tuaj, që janë të konsiderueshëm dhe përfaqësojmë shumë raca. Të nëntë prej nesh kemi ardhur nga bota të ndryshme, dhe megjithatë e ndajmë të njëjtin mision sepse jemi të fortë me Dijen. Ne duam për njerëzimin atë që duam për vete: vetëmjaftueshmërinë, kreativitetin, lirinë nga ndërhyrja dhe jetën pa konflikt dhe luftë. E drejta për të qenë në jetë për të arritur një qëllim të lartë dhe për t’iu përgjigjur një thirrjeje të lartë që Krijuesi na ka dhënë të gjithëve si potencial – kjo është që kërkojmë të pohojmë për vete dhe për familjen njerëzore. Megjithatë siç është e vërtetë në botën tuaj, ka forca dhe bindje të fuqishme që qëndrojnë në rrugën e këtij zbulimi dhe arritjeje. Atëherë ne punojmë mbrapa skenave për të avokuar për liri dhe Dije në të gjitha qeniet e vetëdijshme, edhe në Kolektivet, edhe në perandoritë që janë agresive dhe destruktive, edhe në individët që janë të paskrupullt dhe mashtrues.

Jemi të vetëdijshëm për shumë raca në univers që demonstrojnë Dijen ose mungesen e Dijes. Do të keni mundësinë për të mësuar për këto gjëra në të ardhmen nëse mund të siguroni lirinë tuaj tani. Njerëzimi është vetëm në fillim të arritjeve të tij të mëdha. Megjithatë, pamaturia e tij aktuale, konfliktet e tij fisnore dhe degradimi i tij mjedisor, të gjitha e kërcënojnë mundësinë që do të keni shansin për të arritur një gjendje të madhe jete për njerëzit tuaj.

Ndërhyrja duket tani si një ndërhyrje e vrazhdë në një situatë tashmë të vështirë. Por ashtu siç është aq shpesh rasti, shfaqet e mëdha të natyrës dëshmohen si shpenguese nëse mund të dallohen dhe të përdoren në mënyrë të përshtatshme. Ajo që duket t’i hedhë hije njerëzimit është ajo gjëja që mund ta bashkojë njerëzimin dhe t’i japë fund konfliktit fisnor. Çdo person në botë duhet të mësojë për Komunitetin e Madh dhe për Ndërhyrjen në botë. Ata duhet të mësojnë për Ndërhyrjen para së të plotësojë sundimin e saj. Çdo përparim në këtë aspekt është një bekim. Çdo dështim në këtë aspekt dëmton të gjithë jetën në botën tuaj.

Megjithëse një individi i është dhënë barra dhe privilegji për të sjellë mesazhin tonë në botë dhe për të sjellë Mësimin e Komunitetit të Madh, do të varet nga shumë, shumë njerëz, në shumë kultura për të shpërndarë këtë kuptueshmëri dhe këtë përgatitje dhe për ta përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme në botën tuaj. Nevoja për liri dhe dëshira për liri janë universale. Në thelb, mesazhi ynë dhe Udha e Dijes kanë të bëjnë me lirinë – liria për të jetuar në mënyrë të lirë në botën tuaj pa robëri ndaj një racë tjetër dhe pa ndërhyrje nga ndonjë racë tjetër, dhe liria për të gjetur Dijen dhe për ta plotësuar veten në udhën tuaj të madhe këtu në jetën fizike. Gjithçka ka të bëjë me lirinë.

Kur udhëheqësit fetar të botës dhe udhëheqësit politik të botës të kuptojnë që kanë një interes të përbashkët thelbësor dhe një mision të përbashkët për të mbrojtur familjen njerëzore, atëherë mund të sjellin të gjitha mundësitë e tyre në këtë drejtim. Kjo do të vërë në hije në masë të madhe mosmarrëveshjet e tyre dhe armiqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Pyetja atëherë për ju është, a jeni të lirë për të ditur këto gjëra për të cilat ne po flasim? A jeni të lirë për t’u përgjigjur? A jeni të lirë për të folur kundër Ndërhyrjes? Mësimi në liri fillon tani. Ky është hapi i parë.

Kjo nuk është një kohë për ambivalencë ose vetëkënaqësi. Kjo nuk është kohë thjesht për të projektuar ankesat dhe mosbesimin e vet mbi botën. Në masën të cilën njerëzimi është i ndarë dhe i pavetëdijshëm për jetën matanë kufijve të tij, është i prekshëm dhe pa siguri të vërtetë. Kundërshtimi juaj ndaj njëri-tjetrit është i gabuar. E vërteta është që nuk keni mbrojtje kundër të jashtmen.

Nëse e mbroni në mënyrë të suksesshme të drejtën tuaj për të qenë raca mbizotëruese në botën tuaj, për të jetuar në liri dhe për të kultivuar lirinë brenda familjes njerëzore dhe brenda shoqërive njerëzore, atëherë do të keni oportunitetin për të takuar dhe për të njohur aleatët tuaj. Do të jetë një shfaqe e madhe dhe një kthim në shtëpi për ju. Ndërkohë, ka punë të madhe për t’u bërë. Dhe të gjithë e kanë mundësinë për ta bërë këtë punë të madhe.