Brifingu i parë: Kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë

Japim përshëndetje. Ne jemi Aleatët e Njerëzimit këtu për të folur me ju edhe një herë pas një vonese të gjatë. Jemi larg nga bota juaj tani, dhe kemi qenë larg për disa kohë. Por ka shumë që mund t’ju japim që do të jetë me një rëndësi të madhe për të ardhmen tuaj dhe për mundësinë që të rriteni dhe të bëheni një racë e lirë në univers, ku liria e vërtetë është aq e rrallë.

Ne flasim për ato raca të lira që jetojnë në mes të shumë të tjera që nuk janë të lira. Por nuk jemi këtu për të përfaqësuar qeveritë e tyre. Në vend të kësaj, jemi dërguar këtu nga Fuqi të Larta nga fusha shpirtërore për t’ia dhënë këto Brifingje njerëzimit.

Kemi ardhur nga kombe të ndryshme për këtë qëllim dhe jemi të bashkuar në kauzën tonë. Nuk do t’i njihni emrat tanë ose emrat e botëve tona, sepse duhet të ngelen të fshehura. Pasi të filloni të kuptoni realitetet e jetës në Komunitetin e Madh në univers, do të jeni në gjendje të kuptoni pse duhet të ushtrohet kjo maturi.

Ju që transmetoni gjithçka në hapësirën rreth jush duhet të kuptoni se për të qenë të lirë, duhet të jeni të matur. Ky është një mësim i madh për njerëzimin, siç ndodhet në pragun e një universi plot me jetë inteligjente.

Jemi këtu për t’ju dhënë këshillë dhe perspektivë dhe për të korrigjuar shumë nga supozimet ose besimet tuaja që mund të rrezikojnë aftësinë tuaj për të kuptuar situatën tuaj dhe sfidën e madhe që po përballoni tani nga Ndërhyrja në botën tuaj nga matanë nga raca të tjera që janë këtu për të përfituar nga dobësitë, përçarjet dhe bestytnitë tuaja për dobinë e tyre – për të themelosur epërsinë e tyre në këtë botë pa përdorimin e forcës.

Kemi folur për këtë në gjatësi të madhe në Brifingjet tona të kaluara. Por tani duhet t’ju tregojmë për gjëra të tjera që janë të rëndësishme për të ditur në lidhje me kuptimin e lirisë në këtë univers – çfarë do të thotë për botën tuaj, ndryshimi i madh që do të sjellë në kuptueshmërinë tuaj dhe unitetin më të madh që do të kërkojë midis kombeve tuaja.

Sepse nuk do të ngeleni një racë e lirë nëse vazhdoni të luftoni me njëri-tjetrin – gridjet tuaja, konkurrencën tuaj, dhunën tuaj, luftërat tuaja. Duke luftuar me njëri-tjetri, nuk do të keni ide për praninë e atyre që po ndërhyjnë, ose për shumë sytë në universin tuaj të afërt që po ju vrojtojnë, dhe të gjitha gabimet e njerëzimit që po transmetohen në hapisirë për vëzhguesin e matur për të parë – fiset tuaja që po luftojnë me njëri-tjetrin në një botë të bukur që e duan të tjerë. Dhe megjithëse nuk ka shumë raca ose kombe që janë në dijeni për praninë tuaj, sfida është megjithatë shumë e madhe, shumë reale dhe po rritet gjithë kohën.

Atëherë, duhet të flasim për gjëra tani që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, që kanë të bëjnë me mundësinë që njerëzimi të bëhet një racë e lirë në një univers ku konkurrenca ushtrohet në nivele më të larta sesa mund të kuptoni.

Ne flasim për ato racat e lira që jetojnë midis shumë të tjera që nuk janë të lira. Por nuk jemi këtu për të përfaqësuar qeveritë e tyre. Në vend të kësaj, jemi dërguar këtu nga Fuqitë e Larta nga fusha shpirtërore për t'ia dhënë këto Brifingje njerëzimit.

E japim këtë me respekt të madh për njerëzimin sepse i keni ruajtur traditat tuaja fetare të gjalla, dhe fuqia e Dijes brenda individit është gjithmonë e njohur dhe e nderuar këtu, e cila është humbur dhe harruar ose nuk është kuptuar ndonjëherë në aq shumë vende të tjera. Sepse kombet e mëdha teknologjike në rajonin tuaj lokal të hapësirës për pjesën më të madhe i mungon feja, spiritualiteti dhe etika e lartë, të cilat mund t’ju jenë të shtrenjta, të cilat ne vlerësojmë gjithashtu.
Ndodheni në pikën kthese të madhe në të cilën ose do të bini nën sundimin e fuqive të huaja, ose do të tejkaloni konflitet tuaja të pafundme për ta vendosur veten si një komb të lirë. Ju kemi dhënë shumë urtësi dhe perspektivë mbi këtë në Brifingjet tona të kaluara. Por duhet t’ju tregoijnë se çfarë do të thotë liria dhe çfarë do të kërkojë nga kombet tuaja dhe popujt tuaj.

Megjithëse botët janë të veçanta, unike dhe të ndryshme në shumë mënyra, kërkesat për lirinë në univers janë të njëjtat për të gjithë. Duhet t’i kuptoni këto kërkesa dhe mos t’i neglizhoni në asnjë mënyrë.

Sepse paqja midis kombeve tuaja nuk është thjesht ndërprerja e luftës dhe konfliktit. Duhet të jetë një përgatitje për një angazhim më të madh dhe një seri sfidash më të mëdha që bota juaj po përballon tani dhe që do të përballojë gjithmonë e më shumë ndërsa ecni përpara.

Liria juaj tani është të ruani botën, ta mbroni botën nga ato fuqitë që do të kërkojnë të ndërhyjnë këtu, nëpërmjet mjedisit fizik si dhe nëpërmjet mjedisit mendor.

Liria që do të kërkojë që kombet tuaja të bashkëpunojnë, do të kërkojë gjithashtu që mos të ketë përçarje të mëdha, sepse ndikimi nga jashtë, nga Komuniteti i Madh, do të kërkojë të nxisë përçarjet, ashtu siç po e bënë tani. Do të kërkojë të dobësojë kombet më të forta duke i angazhuar në konflikte dhe konkurrencë të pafundme dhe të pazgjidhshme. Do të kërkojë të dobësojë besimin e njerëzve në qeveritë dhe institucionet e tyre, ashtu siç po ndodh tani.

Fuqia e aftësisë drejtuese dhe institucioneve njerëzore duhet të bëhet më e fortë në të ardhmen dhe më e bashkuar midis kombeve dhe nëpërmes kombeve. Sepse ajo që do të bashkojë njerëzimin është sfida e Komunitetit të Madh. Ajo që do të kërkojë bashkëpunim është kërcënimi i Ndërhyrjes nga matanë. Ajo që do ta ngrejë njerëzimin në unitetin dhe qëllimin e tij është hyrja e tij në këtë arenë më të madhe jete inteligjente.

Liria këtu nuk është liria për të qenë kaotik ose liria për t’u shkëputur në qëllime dhe ndjekje individualistike vetëm. Është liria për të mbrojtur botën tuaj nga fuqitë e mëdha teknologjike që ekzitojnë rreth jush që kërkojnë t’ju bindin dhe t’ju përçajnë në mënyra të holla.

Sepse pushtimi nuk është i lejuar në këtë rajon të hapësirës. Kemi folur për këtë gjërësisht më parë. Por duhet të ripërsëritet, sepse njerëzimi është akoma shumë luftarak dhe konkurrues në qendrimin e tij. Do të mendojë për Ndërhyrje në terma ushtarake. Por asnje racë ose grup që po ndërhyn kërkon të shkatërrojë burimet e kësaj bote ose shpresën e tyre që njerëzimi të bëhet forca e tyre punëtore – në përputhje dhe besnike ndaj tyre. Duhet të filloni tani të mendoni në mënyra të reja, sepse ndikimi në Komunitetin e Madh është i fuqishëm. Është pragu që po ju pret tani.

Liria juaj në të ardhmen, nëse mund ta fitoni dhe ta mbani, do të kufizojë lirinë individuale nga domosdoshmëria. Sepse të gjithë qytetarët e botës do të duhet të jenë të angazhuar për mbrojtjen e botës. Do të jetë thelbësore. Sepse pasi filloni të shihni tentakulat e ndërhyrjes, në botën sot dhe në të ardhmen, kjo kuptueshmëri do të rritet dhe do të bëhet pjesë e themelit tuaj.

Nuk e kuptoni që po jetoni në një planet të bukur në një univers planetash shterpë. Shumica e banimit në botët është produkti i teknologjisë së avancuar, dhe botët e origjinës së racave të avancuara janë plaçkitur për pjesën më të madhe, ashtu siç po e plaçkitni botën tuaj tani.

Është një vetëdije dhe kuptueshmëri të Komunitetit të Madh që po avokojmë këtu sot me ju. Nuk mund të mendoni si njerëz primitiv, sepse universi që po përballoni nuk është primitiv. Nuk mund t’i referoheni vetëm të kaluarës, përveç për të kuptuar se të gjitha Ndërhyrjet janë të ushtruara për qëllime agresive. Mos mendoni se ndonjë racë do të vijë këtu për t’ju ndihmuar vërtet, sepse po të vendosin praninë e tyre këtu në mënyrë të dukshme, do të jetë pjesë e një bindjeje të madhe.

Sepse pushtimi nuk lejohet në këtë rajon të hapësirës. Ne kemi folur për këtë gjatësisht më parë. Madje duhet të përsëritet, sepse njerëzimi është akoma shumë luftarak dhe konkurrues në qendrimin e tij.

Po të degradoni botën vazhdimisht, do të bëheni aq të paqëndrueshëm në botë që do të kërkoni ndihmë nga jashtë nga dëshpërimi i plotë. Ky është një rrezik i madh që po përballoni tani.

Asnjë racë që po ndërhyn në botë sot është këtu për të ndihmuar njerëzimin. Ka raca konkurruese këtu, në konkurrencë për epërsi në këtë botë, një botë me oportunitete dhe pasuri të madhe. Madje, nuk e kuptoni se sa e rëndësishme është.

Liria juaj do të duhet të jetë shumë praktike në të ardhmen dhe shumë e bashkuar. Do t’ju duhet të jeni të lirë së bashku, jo të lirë veç njeri-tjetrit. Do t’ju duhet të jeni të lirë me qëllim, jo të lirë për ta prishur këtë qëllim. Do t’ju duhet të jeni të lirë për t’u bashkuar, jo të lirë për ta thyer këtë unitet.

Ndoshta kjo nuk duket si liri për ju aty ku ndodheni në këtë moment, por në kontrast me realitetin e shumicën e kombeve në këtë rajon hapësire, është një liri e madhe, jua garantojmë.

Në Brifingjet tona, do të përshkruajmë se si mund të duket liria pasi të jetë themeluar. Realiteti i jashtëm i Komunitetit të Madh do të përcaktojë në një masë më të madhe se si kjo liri do të themelohet dhe si duhet të ruhet.

Madje, ende jetoni duke menduar se jeni në izolim në univers, se universi është një hapësirë e madhe bosh rreth jush. Dhe ndoshta ndiheni se jeni të bekuar nga Perëndia, aq të veçantë që çdo racë që do të vijë këtu do të kërkojë t’ju ndihmojë, t’ju kuptojë ose t’ju vlerësojë. Por e tillë është injoranca e të jetuarit në izolim, një injorancë që të gjitha racat në zhvillim ndoshta do të kenë, në një fare mase ose një tjetër.

Vetëm mendoni se jeni unik dhe të veçantë. Por kur hyni në këtë panoramë madhështore jete, do të shihni se të tjerët ju shohin vetëm për dobinë e tyre, dhe se ato pak raca të lira në pjesën tuaj të hapësirës do të jenë të vetmet që do t’ju vlerësojnë për arsye më të mëdha dhe për qëllime më të larta.

Ne kemi pasur mundime të mëdha për ta rifituar lirinë tonë nga Ndërhyrja dhe për ta mbajtur, gjë e cila na ka kërkuar që të rrimë shumë të matur në këtë panaromë të madhe jete. Na ka kërkuar që të rrimë jashtë rrjeteve të mëdha të tregtisë dhe që të jemi të lirë nga organizatat gjithëpërfshirëse të tregtisë që përcaktojnë se si racat do të marrin pjesë dhe do të angazhohen në tregti me njëra-tjetrën. Sepse pasi të hyni në këto rrjete, liria juaj do të jetë e humbur.

Ju që kërkoni teknologji më të madhe nga fuqi të mëdha në univers duhet ta mësoni këtë mësim të madh. Mos pranoni asnjë teknologji nga ata që vizitojnë botën. Ata do të mbjellin farat e varësisë suaj të ardhshme, dhe me këto fara, ndërsa rriten, ata do të fitojnë autoritet gjithmonë e më të madh mbi mendjet dhe botën tuaj.

Na është dashur t’i mësojmë këto mësime në botët tona respektive. Dhe megjithëse botët tona janë të veçanta dhe nuk angazhohen aktivisht me njëra-tjetrën, përveç në një bazë shumë të kufizuar politikisht, ka Fuqi të Larta në univers që drejtojnë Rrjetin e madh të të Urtëve – që angazhojnë individët në bota dhe kombe të ndryshme.

Ato racat e lira të pakta në pjesën tuaj të hapësirës do të jenë të vetmet që do t'ju vlesësojnë për arsye më të mëdha dhe për qëllime më të larta.

Jemi pjesë e këtij Rrjeti, dhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur për t’ju dhënë asistencë të madhe. Nuk kemi interes për t’u vendosur në këtë botë, sepse nuk jeni gati për Kontakt. Duhet ta fitoni lirinë nëpërmjet mundimeve tuaja. Ne mund t’ju japim urtësi, paralajmërim dhe perspektivë, por jeni ju që duhet të fitoni lirinë tuaj të tanishme dhe të ardhme dhe të përdorni kuptueshmërinë e madhe që po ju japim.

Nuk e keni idenë se sa sfidues universi në të vërtetë është – sa shumë bota kanë rënë nën sundim të huaj, bota në një gjendje zhvillimi shumë të ngjashëm me tuajën, dhe sa pak kanë qenë në gjendje t’i shmangen këtij sundimi.

Është pjesërisht puna e Fuqive të Larta për ta mbështëtur këtë liri në racat që tregojnë potencial për të – Fuqi të Larta të caktuara nga Perëndia për të mbrojtur Dijen në univers – urtësi, qëllim dhe kuptim më të madh.

Përndryshe, shoqëritë teknologjike përparuese do të bëhen gjithmonë e më shumë si njëra-tjetra: sekulare, të ngurta, mbizotëruese, vazhdimisht në konkurrencë me njëra-tjetrën për epërsi. Ato nuk do të vlerësojnë lirinë tuaj individuale, por ju shohin vetëm si kaotik dhe destruktiv ndaj botës suaj. Nuk i kuptojnë gjërat për të cilat ne flasim. Nuk dinë për Fuqitë e Larta. Dhe nëqoftëse kanë një vetëdije për to, do të kërkojnë ta shtypin shprehjen e këtyre fuqive kudo që të munden.

Ky është realiteti i jetës në univers, realiteti i Ndarjes nga Prania dhe Qëllimi Hyjnor – Ndarje nën të cilën ju jetoni vazhdimisht gjithashtu. Për të thyer zinxhirin e Ndarjes, duhet urtësi, fuqi dhe forcë të veçantë, të cilat duhet të kultivoni dhe të cilat duhet të mbështeten brenda jush nga Fuqi të Larta.

Kur flasim për Fuqi të Larta, nuk flasim për raca qeniesh në dimensionin fizik, sepse nuk ka raca të ndriçuara në univers, në të vërtetë, vetëm grupe të vogla urtësie të lidhura me njëri-tjetrin, nëpërmjet mënyra fizike si dhe misterioze. Në këtë mënyre, Rrjeti i të Urtëve mund të komunikojë nëpërmjet Fuqive të Padukshme, Praninë Engjëllore, pa pasur kontakt fizik ndonjëherë, i cili në shumë raste nuk mund të ndodhë ndonjëherë.

Kjo është sfida e madhe e njerëzimit, sfida ndaj lirisë dhe sovranitetit në këtë botë. Ndërsa vazhdojmë, do të flasim për kuptimin e kësaj lirie, kërkesat e kësaj lirie dhe fuqia e madhe që duhet të jepet për ta mbajtur midis aq shumë kombe që nuk janë të lira.

Është një e vërtetë e madhe që në univers të Urtit duhet të rrinë të fshehur për të ngelur të urtë. Ky është mësimi i madh para jush tani.